Shpërthimet që tronditën Tiranën orët e para të mëngjesit të sotëm, kanë bërë që ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri të thërrasë në një takim urgjent kryetarin e SHISH, Visho Ajazi Lika dhe Kryeprokurorin Adriatik Llalla.
Takimi mes Tahirit, Visho Ajazit dhe Adriatik Llallës është zhvilluar në ambientet e Ministrisë së Brendshme dhe ka pasur si qëllim bashkërendimin e veprimeve pas ngjarjeve të dhunshme.
Mes tre objekteve që shpërthyen këtë mëngjes, ishte edhe farmacia në pronësi të babait të ministrit Tahiri. Burime policore bëjnë me dije se nisur nga posti i Sajmir Tahirit si ministër i brendshëm, prindërit e tij, Bashkim dhe Luiza Tahiri janë marrë në mbrojtje nga policia.

Tags
aktualitet