5 Sjellje për Paqe të Brendshme dhe Shëndet në një botë Kaotike

Ekzistojnë shumë avantazhe nga të qëndruarit të vetmuar pasi lidhja me natyrën bëhet më e qenësishme. Por kur jemi në nxitim të vazhdueshëm në një qytet të madh e të rrëmujshëm, të jetuarit ndërgjegjshëm bëhet gjithnjë e më e vështirë.

Me zhurmat e njerëzve e të makinave, të borive, të sirenave të ambulancave e të policive, është e vështirë të jetuarit në paqe me veten, por këto 5 sjellje që po paraqesim në vazhdim do ju ndihmojnë jashtëzakonisht.


1. Lexoni për të ushqyer shpirtin tuaj
Shkrimet e hershme të jogave të sutras apo pantajali, tregojnë si mund të jetohet shkenca e jogas brenda dhe jashtë vetes. Gjithsesi ekzistojnë edhe tekste të tjera që mund të ushqejnë shpirtin e të na bëjnë të jetojmë ndërgjegjshëm.

Kur të keni kohë për të shpenzuar, hyni në rrjetet sociale dhe kërkoni për faqe apo njerëz frymëzues që jetojnë në mënyrë të ndërgjegjshme.

2. Kushtojeni veten në dashuri
Aspekti i të kuptuarit që, të gjithë jemi një, është pretendimi i çdo praktike jogash. Namaste nderon dritën, ose reflektimin, e e shohim veten tonë tek njëri-tjetri. Megjithëse të gjithë luftëtarët urban mund të mos bien dakord me idenë e Zotit apo burimin e energjisë universale, praktika e jogave na ndihmon ta shohim veten tonë si na shohin të tjerët.

Kjo është shumë e rëndësishme për ata që jetojnë në një amnbjent urban - që të gjithë jemi të barabartë. Kjo ide e vetme na orienton me energjinë që të gjithë ne ndajmë këtë botë, për nga virtyti apo thjeshtë nga fakti që jemi gjallë së bashku.

Për të kushtuar veten në dashuri dhe për të ndriçuar energjinë brenda jush, mbani një foto të vogël në kuletën tuaj të dikujt që përfaqëson dashuri, thjeshtësi gëzim. Por edhe mund të krijoni një gjendje shpirtërore të devotshme duke lëshuar disa aroma vajrash esencial për ta mbajtur energjinë e pastër.

Mos u hutoni në detajet e jetës suaj të zhurmshme dhe qëndroni të angazhuar në ngritjen e gjendjes shpirtërore.

3. Praktikon mos-dhunën
Megjithëse jemi shumë të zënë e të mbërthyer nga dramat e vogla të përditshërisë, një tjetër synim i filozofisë së jogës është të qenit në harmoni me të gjitha qeniet e gjalla, me natyrën dhe rrjedhën e universit.

Nëse s'jeni vegjetarian, konsideroni që të mos konsumoni një vakt në javë për të shmangur produktet që vijnë nga kafshët. Është mirë për ambjentin e madje bën mirë edhe për shëndetin.

Kushtojini vëmendje impaktit që zgjedhjet tuaja të përditshme kanë në familjen tuaj, tek kolegët dhe tek natyra.

4. Dëgjojini mirë vibrimet shëruese
Shumë muzikantë në gjithë botën po krijojnë kompozime të frymëzuara nga jogat për të na ndihmuar të mësojmë përmes tingullit. Muzikantë si MC Yogi, Drez, Srikala, Trevor Hall, Michael Franti, SOJA, Nahko etj, po lënë pa punë një sërë instuktorësh të jogave në mbarë botën.

Kirtan është një praktikë e rëndësishme për të rafinuar të dëgjuarit dhe të folurit përmes përsëritjes së intonimit. Mund t'i gjeni këto melodi në internet e t'i dëgjoni, ose mund t'i përjetoni live përmes studiove të jogave, nëse keni ndonjë pranë në lagjen tuaj.

5. Meditoni rregullisht
Pa meditim, nuk ekziston joga. Qëndrimet fizike të jogave janë ato që përgatisin trupin për meditim, duke prodhuar ndryshime në kiminë e trupiot që zhvillojnë për të arritur në gjendje meditative.

Pra, për ne të zënët që jetojmë në zona urbane, duhet t'i kujtojmë vetes që të mos reshtim së medutuari për çdo ditë, qoftë edhe për disa minuta.
Previous Post Next Post