Drejtori i një banke të nivelit të dytë në qytetin e Bilishtit është vënë nën hetim, pasi akuzohet se ka përfituar shuma të mëdha parash duke vjedhur institucionin ku ai punonte. Ervin Çekani dyshohet se ka përvetësuar në mënyrë të paligjshme një shumë prej 1 milion eurosh nga depozitat që qytetarët e Bilishtit derdhnin në filialin e kësaj banke.
Nisja e hetimeve ndaj tij ka ardhur pas denoncimit të disa qytetarëve që kishin vënë re mangësi në llogaritë e tyre. Hetimi ndaj Çekanit po bëhet në mungesë, pasi ai nuk është paraqitur në punë prej disa ditësh dhe aktualisht nuk dihet vendndodhja e tij.
Tags
aktualitet