Nisma për Kosovën përmes një deklarate fton sot të gjithë qytetarët kosovarë të mos largohen nga vendi.
“Në Kosovë para syve të qeveritarëve tanë po ndodh shpërngulja më e dhimbshme e qytetarëve, e jo migrim ilegal siç po e quan qeveria e Republikës. Kjo situatë pa dyshim që do të lë pasoja të tjera në ekonominë e vendit dhe në buxhetin e Kosovës. Sigurisht në të ardhmen do të kemi edhe më pak tatime në të ardhura, më pak të ardhura në dogana, më pak konsum etj.”, theksohet në deklaratën e Nismës për Kosovën.
Sipas saj, tek shumica e qytetarëve që po e lënë Kosovën mbizotëron bindja se këtu nuk ka punë, nuk ka kushte për jetë normale, nuk ka siguri dhe se mungon perspektiva për të ardhmen e fëmijëve të tyre.
Nisma për Kosovën i fton qytetarët të bashkohen për të ndryshuar këtë gjendje të shkaktuar nga keq qeverisja, papërgjegjshmëria dhe injoranca e qeveritarëve”.
“Vetëm qytetarët e bashkuar mund ta ndryshojnë gjendjen dhe shpresën për një të ardhme të dinjitetshme në vendin tonë. Vetëm qytetarët e bashkuar rreth një programi kombëtar për ndryshim e kthejnë shpresën dhe besimin qytetar”, përfundon deklarata.
Tags
Kosova