5 instrumente muzikore me fuqi Mbinatyrore


Gongu është një instrument metali që e ka origjinën nga Kina rreth 3 500 vjet më parë

5. Gongu
Gongu është një instrument metali që e ka origjinën nga Kina rreth 3 500 vjet më parë, dhe është adoptuar nga shumë kultura të tjera të Azisë dhe Afrikës. Është një disk i madh e i thjeshtë prej metali, zakonisht prej bronzi ose tunxhi, i cili qëndorn pezull dhe goditet me një çekiç duke prodhuar kështu tingujt unik. Thuhet se gongu e ka marrë këtë emërtim për shkak të zhurmës së madhe që bën.

Zakonisht përdoret nëpër ceremoni, festivale tradicionale apo ceremoni të shenjta. Zhurma e madhe që shkakton gongu është një mjet ideal për komunikim. Për shembull, përdorej në skelat e provincës Zhenjan në kohë me mjegull të dendur për të sinjalizuar bregun. Gongu përdorej edhe në ritualet e hershme budiste. Ndërsa gjatë gjithë historisë së Kinës, gongu konsiderohej si i shenjtë.
 

4. Didgerido
Njerëzit autokton të Australisë realizuan këtë instrumet të të çuditshëm frymorë
Njerëzit autokton të Australisë realizuan këtë instrumet të të çuditshëm frymorë rreth 1 500 vjet më parë, dhe përdoret edhe sot e kësaj dite nga disa tribu. Didgerido është një tub i gjatë i drunjtë që ngjan me brinjë elefenti, nga ku nxirret një copë dru në formën e pipzës që lyhet nga njëra enë me parafinë. Luhet duke fryrë në fund të pipzës dhe krijonë një tingull të butë dhe harmonik. Muzikantët përdorin teknikën e qarkullimit të frymëmarrjes për të mbajtur një notë gjer në 45 minuta.

Thuhet se ky instrument mishëron zërin e vetë Tokës. Është i pranishëm përherë nëpër ceremoni të ndryshme, duke përfaqësuar lidhjen mes natyrës dhe realitetit të padukshëm shpirtërorë. Sipas traditës origjinale, kuptimi i modeleve të tingujve të kohës, natyrës dhe kafshëve, dhe imitimi i këtyre fenomeneve me melodinë e didgeridos, shkakton një ndërgjegje të përbashkët mes njerëzve dhe Tokës.



3. Violina
Mitologjia e violinës ekziston edhe në folklorin amerikanë dhe i ka rrënjët tek Testamenti i Fundit i Biblës. Në fetë Abrahamike, besohet se zërat e ëngjëjve përfaqësojnë një lidhje me zotin, ndërsa zëri i djallit përfaqësohet nga instrumentet e bërë nga njeriu. Ky mit është zhvilluar mistershëm në disa kultura. Gjithsesi melodia e violinës mbetet e magjishme.



2. Drumet
Drumi është instrumenti muzikorë më i lashtë dhe besohet se daton që nga kulturat më të hershme. Drumet janë objekte të thjeshta të bëra prej druri, metali dhe lëkurë kafshësh, që goditet me shkopinj, dhe janë përdorur me mijëra vjet në luftë, komunikim dhe kërcime.

Në Mesopotami, përpara 8 000 vjetëve, besohej se drumat u përdornin për të krijuar tinguj të shenjtë. Njerëzit që luanin këta drume përdornin teknika të ndryshme për të imituar zërin e njeriut. Këto lloj komunikimesh shpesh u përdornin në rituale lutjesh, festivale të ndryshme etj.


1. Fishkëllima e vdekjes
Ky instrument i veçantë dhe terrorrizues daton në kulturën e hershme Asteke, ku përdorej për një sërë makabritetesh qëllime frikësimi. Ky instrumet ka formën e kafkës dhe mund të bëhet me argjil, kocka apo gurë. Kjo formë përfaqëson emocionet që kërkon t'u shkaktojë dëgjuesëve, si frikën dhe intimidimin. Fishkëllima e saj shkakton një zhurmë që ngjan me të ulëritura në një hapësirë të caktuar.

Fishkëllima e vdekjes përdorej gjerësisht në ceremoni të ndryshme vdekjeje apo gjatë luftës, për t'i shkaktuar kundërshtarit një efekt psikologjik.

Previous Post Next Post