1. "Ishte puthja e parë më e mirë në historinë e të gjitha puthjeve të para. Ishte si sheqer i ëmbël. Ishte e ngrohtë, si një byrek i bërë me dashuri. E gjithë bota u hap dhe e ndjeva brenda meje. Nuk e kisha idenë se ku ndodhesha, por nuk më interesonte". - Sarah Addison Allen.
2. Kur dikush të do, mënyra se si e shqipëron emrin tënd është e ndryshme. Ti e di, që emri ytë është i sigurtë në gojën e saj". - Billy.
3. "Në dashurinë e vërtetë, ti i do të mirën personit tjetër. Në dashurinë romantike, ti e dashuron personin tjetër". - Margaret Anderson.
4. "Ekzistojnë shumë arsye se përse ti, bie në dashuri me një person, dhe jo me një tjetër person: Koha është e rëndësishme. Afrimiteti është i rëndësishëm. Misteri është i rëndësishëm. - Helen Fisher.
5. "Prapa çdo pakënaqësie fshihet një dëshirë e madhe". - John Gottman.
6. "Një martesë e mirë është një zënkë rreth zemërgjerësisë". - Diane Sawyer.
7. "Dashuria nuk është diçka natyrale. Kërkon disiplinë, përqendrin, durim, besim, dhe kapërcim të narcisizmit. Nuk është një ndjenjë, është një praktikë". - Eric Fromm.
8. "Ndonjëherë dyshoj nëse meshkujt dhe femrat i përshtaten me të vërtetë njëri-tjetrit. Ndoshta duhet të jetojnë në portën matanë dhe të bëjnë vizita të herëpashershme." Katharine Hepburn.
9. "Shfajësimi nuk do të thotë që e keni gabim. Ndonjëherë do të thotë që vlerësoni më shumë marrëdhënjen se sa egon tuaj". - Anonim.
10. "Gjatë gjithë jetës time kam menduar që kisha nevojë për dikë të më plotësonte, por tani e di, që duhet t'i përkas vetes time". - Sue Monk Kidd.
11. "Si ka mundësi që buzët bashkohen? Si ka mundësi që zogjtë këndojnë, që bora shkrin, që trëndafilat shpalosen, që agimi zbardh prapa formave të ngurta të pemëve? Një puthje, dhe është thënë gjithçka." - Viktor Hugo./Oculus News
Tags
Citime