Dy shtetas janë arrestuar në flagrancë sot paradite, pasi tentuan korruptojnë punonjësit e Policisë Rrugore që i kishin ndaluar për shkelje të ligjit. Drejtuesi i mjetit Tahir Lleshi në momentin e konstatimitnga ana e punonjësit të Qarkullimit Rrugor, ka qenë duke kryer shërbimi taksi të pa licensuar në afërsi të sheshit “Karl Topia”, Tiranë.
Në momenin e ndalimit ai ka tentuar t’i japë shumën e 1000 lekëve punonjësit të policisë. Si pasojë e kësaj ai është vënë në pranga. Arrestimi tjetër është kryer rreth një orë më vonë. Në orën 11:15 shtetasi Arjan Sulaj është ndaluar nga Policia, pasi ka hyrë në kundravajtje në afërsi të sheshit “Skenderbej”. Pas ndalimit është konstatuar se ky shtetas nuk ishte i pajisur me leje drejtimi. Në këto kushte ai ka tentuar t’i japi shumën e 1000 lekëve punonjësit të policisë.
Të dy shtetasit e lartpërmendur janë arrestuar për veprën penale të “Korrupsionit aktiv të personave që ushtrojnë funksione publike”. Vetëm gjatë dy javëve të fundit janë arrestuar në flagrancë 4 persona që kanë tentuar të korruptojnë punonjësit e Policisë Rrugore. Ndërsa që nga dhjetori i vitit të kaluar numri i personave të arrestuar për këtë veprë penale është 9./Shqip/

Tags
aktualitet