(Video) Dokumentari i Gjuhës së Trupit dhe leximi i Mendjes

Dokumentari i Gjuhës së Trupit dhe leximi i Mendjes
Gjuha e trupit është një refleksion i jashtëm i gjendjes emocionale të një personi. Çdo gjest ose lëvizje mund të japë të dhëna e të tregojë se si ndihet apo çfarë mendon një person. Një grua e cila është e vetëdijshme që është e shëndoshë apo mbipeshë, do të ulë fustanin; një person që ndihet i rrezikuar, do mbështjellë shpatullat; kur një mashkull bisedon me një grua që ka ekzpozuar gjinjtë e saj, në mënyrë të pavullnetshme ose të qëllimshme, do të hedhë herë-pas-here vështrimin mbi gjinjtë e saj. E njëjta gjë do të ndodhë edhe me këmbët e zbuluara, por mundet të ndodhë që mashkulli të shmangë qëllimisht shikimin në pjesët e dala të femrës, dhe në mënyrë të pandërgjegjshme të shfaqë shenja të sinjaleve joshëse, duke përdorur pjesë të tjera të trupit të tij, duke u munduar kështu për të ndryshuar sjelljen.

Psikologë, antropologë, madje edhe zoologë  prej më shumë se 100 vjetësh studiojnë sjelljet e kafshëve për të eksploruar mundësitë e aplikimit të këtyre sjelljeve në fushën e komunikimit të botës njerëzore. Këta ekspertë konkludojnë se njohja e gjuhës së trupit dhe aplikimi në praktikë i dijeve  të saj, mundëson që njerëzit të komunikojnë në mënyrë më efektive midis tyre. Studime të sjelljes së primatëve konkludojnë që gjestet  janë burim i besueshëm i përçimit të mesazheve. Çarls Darvin doli në përfundimin se, zotësia e njerëzve për të shprehur mendimet përmes emocioneve, ndjenjave, qëllimeve dhe qëndrimeve, i ka rrënjët tek majmunët prehistorik të ngjashëm me shimpanzetë e sotëm.

A ke menduar ndonjëherë se përse njerëzit udhëtojnë prej mijëra e mijëra kilometrave larg për t’u takuar? Pse një diplomat, ministër apo kryeministër duhet të përshkojë me mijëra kilometra për të takuar një tjetër diplomat, ministër apo kryeministër, ose një popull tjetër? Përse vizitën e parë Papa i Romës e kreu pikërisht në Shqipëri, një vend i vogël me më pak se tre milion banorë, me numër të papërfillshëm katolikësh, në një kohë që katolicizmi është feja më e përhapur në glob me mbi 1.3 milijardë besimtarë dhe rreth 29% të popullsisë globale? Përse, pasi Kryeministri i Shqipërisë vizitoi Turqinë, radio shtetërore turke në faqen zyrtare të saj nisi të zhvillojë lajmet edhe në gjuhën shqipe, mes 9 gjuhëve më të privilegjuara të botës që kanë nderin të informohen nga kjo radio, në një kohë që Turqia është ndër 7 fuqitë ushtarake më të fuqishme të globit? Përse, pasi Kryeministri Rama vizitoi Kinën, faqja zyrtare e radios së Kinës nisi të zhvillojë lajmet edhe në gjuhën shqipe, në një kohë që shumë studiues mendojnë se shumë shpejt Kina, me mbi 1.5 miliardë banorët e saj, do bëhet superfuqi globale? Përse, që ditën kur zbriti për herë të parë në Tiranë, ambasadori i shtetit më të fuqishëm të globit, SHBA-ve, nisi të flasë shqip? Përse, Janullatusi, po bën mbi 20 vjet në Shqipëri dhe, akoma nuk ka mësuar të flasë Shqip. Përse, bëhen këto takime dhe komunikime, në një kohë që me vetëm disa klikime në internet njerëzit dhe shtetet mund të marrin e japin mesazhe, të shihen, të përshëndeten e t’i buzëqeshin njëri-tjetrit? Përgjigjja është e thjeshtë: Sepse gjuha e trupit flet rreth dhjetë herë më shumë se sa fjalët, madje e shkruara flet edhe më pak.        
         
Një studim të viteve të fundit gazetari i njohur amerikan i psikologjisë, Daniel Goleman, thekson se për t’u mësuar me një mënyrë të re sjelljeve nevojiten nga tre deri në gjashtë muaj . Në këtë kuptim , zhvillimi i aftësive për të lexuar gjuhën e trupit është një lloj mënyre e re e të parit të gjërave për ata njerëz që s’kanë dëgjuar të flitet për të, dhe një mënyrë e re sjelljeje. Kështu që këto aftësi zhvillohen gradualisht duke u harmonizuar me jetën e përditshme. Për t'ia nisur me zhvillimin e aftësive të gjuhës së trupit duhet që si fillim të studiohet libri "Maska, Gjuha e Trupit: Zëri i Gjesteve"; 2013, Marion Mardodaj, dhe më pas, dijet e përftuara në libër të konkretizohen me jetën e përditshme. Ky libër futet ekstremisht shkencërisht në brendi të psikologjisë njerëzore për të deshifruar çdo gjest njerëzorë, dhe ia paraqet lexuesit në një gjuhë të thjeshtë e të kuptueshme. Për më tepër rreth gjuhës së trupit, ndiqni videon në vijim:

.
Previous Post Next Post