Çfarë bëjnë ndryshe njerëzit e Lumtur për të arritur Qëllimet e tyre

 Vendosja e rregullt e qëllimeve është një mënyrë e fuqishme për të krijuar jetën e ëndërrave, duke iu shmangur kështu ndikimeve dhe rrethanave të jashtme.

Ja 9 gjërat kyçe që njerëzit e lumtur i kuptojnë, kur vjen puna për të vendosur qëllimet dhe për të realizuar ëndërrën.

1. Ata nuk e frenojnë lumturinë, duke pritur momentin e arritjes së qëllimit
Njerëzit e lumtur e dinë që jeta është një udhëtim, jo një destinacion. Ndërsa kanë ambicie dhe plane të mëdha në punët e tyre, ata ndalojnë për të vlerësuar momentin dhe të gjitha gjërat e mira që ekzistojnë në jetën e tyre.


Ky vlerësim për jetën që ata kanë u kthehet në frymëzim dhe energji pozitive duke i ndihmuar të vazhdojnë të arrijnë qëllimet. Tamam siç thotë një fjalë e urtë: "Suksesi nuk e sjell lumturinë; lumturia sjell suksesin".

2. Ata nuk i shohin bardhë e zi, suksesin dhe dështimin
Njerëzit e lumtur e dinë që nuk ekziston koncepti i një falimentimi të plotë - madje edhe kur gjërat nuk shkojnë sipas planit, ata e vlerësojnë mundësinë për rritjen e vetëvetes, për eksperiencën e fituar dhe mësimet e mësaura.

3. Kamja dhe mirëqenia e vetëvetes nuk qëndrojnë në linjën e parë të planeve të tyre
Njerëzit e lumtur e dinë që janë të kompletuar dhe të tërë edhe nëse nuk arrijnë ta kompletojnë tërësisht shtëpinë e tyre, të zhvillojnë karierën apo kur nuk gjejnë dot shpirtin binjak. Ata e kuptojnë që të shkuarit pas ëndërrave të tyre është një mundim që ia vlen, është dytësorë në synimet kryesore të jetës së tyre - për t'u rritur në origjinalitetin e tyre, duaj më shumë dhe shijo çdo ditë.

4. Ata nuk janë nën presion për të ndjekur statuskuonë e tyre
Njerëzit e lumtur janë të angazhuar për të jetuar një jetë që është e vërtetë për veten e tyre. Ata ngrihen mbi presionin, për t'u përballur me statuskuonë ose me pritshmëritë familjes dhe miqve. Ata e kuptojnë që kanë një dhuratë unike për t'i ofruar botës, dhe kur planifikojnë një jetë që për shpirtin e tyre ndihet e drejtë, veprimet bëhen më të pamundimshme dhe ditët bëhen më të gëzueshme.

5. Ata nuk flasin gjepura për qëllimet e tyre
Shumica e njerëzve thellë në veten e tyre e dinë çfarë duan në jetë, por nuk e konsiderojnë mundësinë për ta ndjekur për shkak se e kanë bindur veten e tyre për të gjitha arsyet se përse nuk mund të funksionojë dhe se nuk janë mjaftueshëm të mirë për ta arritur. Njerëzit e lumtur e kuptojnë rëndësinë e të besuarit në qëllimet e tyre, dhe e mbushin mendjen e tyre me të gjtha arsyet se përse mund të funksionojë dhe se përse janë të prirur të kenë sukses.

6. Ata nuk i bazojnë qëllimet e tyre vetëm në rrethanat e tyre aktuale
Njerëzit e lumtur e kuptojnë që jeta ndryshon me shpejtësi dhe ky ndryshim i madh është plotësisht i mundur. Ata po ashtu e kuptojnë që ndjekin pasionin e tyre, njerëzit e duhur, në jetën e tyre do fillojnë të shfaqen rrethanat dhe mundësitë. Ata nuk kanë nevojë të dinë të gjitha hapat e duhura për të arritur qëllimet e tyre - ata thjeshtë fillojnë me një vizion të qartë të rezultateve përfundimtare që duan të arrijnë, dhe vazhdojnë të ndërmarrin hapat në drejtimin e duhur. Ata nuk kanë frikë të kërkojnë ndihmë. Njerëzit e lumtur kanë një nivel vulnerabël hapjeje në jetën e tyre, dhe janë të hapur e nuk ngurojnë të kërkojnë ndihmë çdo herë që u nevojitet. Ata e kuptojnë që nuk mund të bëjnë çdo gjë të vetëm.

8. Ata dinë të jenë të veçantë, por jo mendjembyllur
Njerëzit e lumtur e kuptojnë atë çfar kërkojnë me të vërtetë përmes arritjes së qëllimeve, dhe arritja mund të vijë tek ta përmes mënyrave të ndryshme. Ata mund të fokusohen në një karierë të veçantë, partner apo stili jetese, por janë gjithashtu mjaftueshëm mendjehapur për të spikatur mundësitë e tjera që shfaqen gjatë rrugës së tyre, të cilat mund të gjenerojnë për ta të njëjtën ndjenjë përmbushjeje, por në një mënyrë të paparashikuar.

9. Ata e kuptojnë që fuqia e tyre bazohet në momentin aktual 
Njerëzit e lumtur kanë një ekujlibër për t'u patur zili mes bërjes së planeve për të ardhmen dhe shikimit të jetës së ëndërrave të tyre, dhe ndërmarrin veprimet në momentin aktual. Ata e kuptojnë që ndërmarrja e veprimeve në momentin aktual mund të zhvillojë të nesërmen e tyre.
Previous Post Next Post