Problemi me gjykatat shqiptare është një gangrenë që po e gërryen pamëshirshmërisht shoqërinë shqiptare, gjë që është theksuar vazhdimisht edhe nga ndërkombëtarët. Çështjen zvarriten me vite të tëra, dhe drejtësia mbetet pa adresë. Kjo bën që qytetarët më mos kenë më besim tek gjykatat e vendit dhe në shumë raste ta bëjnë vetë drejtësinë, kur përballen me gjyqtarë të korruptuar që nuk japin drejtësi. E njëjta gjë ka ndodhur edhe me ish-guvernatorin Ardjan Fullani në lidhje me vjedhjen e Thesarit.
Vendimi që i dha lirinë ish-guvernatorit Ardian Fullani, i cili po hetohet për shpërdorim detyre, nuk është zbardhur ende nga Gjykata e Lartë. Ndërkohë, hetimet për këtë çështje vazhdojnë në Prokurorinë e Tiranës, e cila thotë se po e heton për vjedhjen e Thesarit si dhe shpenzimet e luksit. Megjithatë, ish-guvernatori, që prej javës së parë të nëntorit 2014 është i lirë, duke u hetuar vetëm me masën “detyrim paraqitje”. Në muajin shtator të vitit të kaluar, ai u arrestua, me një vendim gjykate, me arsyetimin se mund të prishte provat. Shkalla e Parë dhe ajo e Apelit përshpejtuan procedurat për zhvillimin e masës së sigurisë, teksa dy javë pas arrestimit, ai doli në Shkallën e Dytë të gjyqësorit. Ashtu edhe siç pritej në atë rast, Apeli i ndryshoi masën, teksa vendosi arrest shtëpie. Çështja shkoi në Gjykatën e Lartë dhe më datën 5 nëntor, Kolegji Penal vendosi detyrim paraqitje. Kur kanë kaluar rreth dy muaj e gjysmë nga ky vendim, Gjykata e Lartë ende nuk ka zbardhur arsyetimin, me të cilin liroi Fullanin.

Tags
aktualitet