Artan Shkreli, këshilltari i kryeministrit Edi Rama për kulturën, ka denoncuar sërish lejen e dhënë nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha për objektin 11 katësh mes gjimnazit të Gjuhëve të Huaja “Asim Vokshi” dhe shtëpisë së fëmijës “Zyber Hallulli”.
Shkreli, duke folur pak metra larg lejes së ndërtimit, tha se ky ndërtim shkatërron trashëgiminë e Tiranës dhe errëson gjithë godinat përreth. Sipas tij leja e dhënë nga Basha për ndërtesën në fjalë, nuk respekton asnjë kusht ligjor, dhe pasi siç nënvizoi ai, Basha ka shkarkuar nga bashkia e kryeqytetit të gjithë specialistët.
“Kjo është një tjetër vilë që humbet në kryeqytet, për t’i hapur rugë një godine 11 katëshe, në një zonë me sensibilitet të madh kulturor dhe social. Objekti nuk respekton asnjë aspekt legal, nuk respekton largësinë, dëmton kordonin arsimor të kësaj zone. Ky objekt është si një hu në shpinën e kësaj zone. Basha ka vrarë keq çdo lloj ekspertize në bashki dhe nuk ka asnjë specialisti për t’i thënë se kjo nuk bën për banorët e zonës.” u shpreh Artan Shkreli.
Lidhur me këtë rast, Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit një ditë më parë ka bërë kallëzim penal ndaj kreut të Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha për shërdorim detyre. IKMT gjithashtu ka bërë kallëzim penal edhe për kreun e INUV, Florenc Hoxha, për shpërdorim detyre.
Kallëzim IKMT ka bërë dhe ndaj anёtarёve të Kёshillit Teknik tё Bashkisё Tiranё, pёr veprёn penale “Shpёrdorim tё detyrёs”.

Tags
aktualitet