Kemi lindur me një bërthamë Morale? Foshnjet thonë "Po"

 
 Është një nga pyetjet më të lashta: A kemi lindur me vetëdijen e njohjes së ndryshimit midis të mirës dhe të keqes? Ose, besimin rreth moralit, na e ka mësuar prindërit dhe shoqëria?

Filozofët dhe psikologët besojnë prej kohësh që foshnjet lindin "bosh", në aspektin e moralit, dhe se është detyrë e prindërve dhe shoqërisë të mësojnë fëmijët ndryshimin midis të keqes dhe të mirës, midis të drejtës dhe të gabuarës, midis të padobishmes dhe të këndshmes.

Por një numër në rritje studiuesish mendojnë ndryshe. Ata besojnë se foshnje lindin me një sens të brendshëm moraliteti, dhe ndërsa prindërit dhe shoqëria ndihmojnë ata të ndrëtojnë një sistem besimi tek fëmijët, ata nuk krijojnë vetë një të tillë. Një grup studiuesisht në Yale University's Infant Cognition Center, i njohur si Laboratori Foshnjeve (Baby Lab), na tregon se si arritën në këtë përfundim.

Baby Lab udhëhiqet nga Dr. Karen Wynn, dhe ai dhe skuadra e tij kanë studiuar për dekada me radhë mendjen e foshnjeve. Rreth 8 vite më parë ata bënë një sërë studimesh për fëmijët nën 24 muajsh, për të parë se si foshnjet kuptojnë rreth sjelljes së mirë ose të keqe.Testi i parë është më i thjeshti. Tregoji fëmijës një shembull të një sjelljeje të mirë, dhe një shembull të një sjelljeje të keqe, dhe më pas lëre fëmijën të zgjedhë çfarë dëshiron.

Opinion: A e dallojnë foshnjet të mirën nga e keqja?

Ata filluan me shfaqjen e kukullës. Në këtë shfaqje, një mace ngjyrë gri mundohet të hapë një kuti plastike. Macja mundohet vazhdimisht, por thjeshtë s'mundet ta hapë. Një lepurush kukull i veshur me një bluze ngjyrë jeshile vjen dhe ndihmon në hapjen e kutisë. Skenari ripërsëritet, për kësaj here vjen një lepurush me bluzë ngjyrë portokalli, i cili e godet kutinë dhe ia mbath vrapit. Lepurushi portokalli konsiderohet si i padobishëm.Më pas, foshnja prezantohet me dy lepurushat që dhanë shfaqjen. Një anëtarë i stafit, i cili nuk e ka parë shfaqjen dhe s'di se cili lepurush është i padobishëm dhe cili është i këndshëm, ia ofron të dy lepurushët foshnjës.

Cilin lepurush përzgjodhën fëmijët? Mbi 80 përqind e fëmijëve përzgjodhën lepurushin e mirë. Dhe për foshnjet nga tre muaj e sipër, përqindja shkoi mbi 87 përqind.

Pra, çfarë na tregon kjo? Paul Bloom, autori i "Thjeshtë fëmijë: Origjina e të mirës dhe të keqes" (Just Babies: The Origins of Good and Evil), dhe profesor psikologjie në Universitetin Yale, thotë që këtë studime na tregojnë se edhe foshnjet mund të flasin dhe të ecin, ata gjykojnë të mirën dhe të keqen sepse kanë lindur me një sens të brendshëm drejtësie.

Por Bloom, i cili është martuar me Wynn, thotë se ky sens drejtësie është jashtëzakonisht i limituar. Megjithëse fëmijët lindin me një sens të brendshëm moraliteti, lindin edhe me të meta.
Çfarë mendon në të vërtetë fëmija juaj?

Ai shkruan: "Ne jemi të ndryshëm për nga natyra, madje armiqësorë ndaj të huajve; jeni të prirur drejt provincializmit dhe fanatizmit. Disa nga përgjigjet instiktive emocionale tonat, kryesisht neveria, na shtyn të bëjmë gjëra të tmerrshme, përfshirë edhe gjenocidin.

Skeptikët e studimit thonë se fëmijët nuk janë në gjendje të bëjnë zgjedhje inteligjente, dhe mbase janë ndikuar nga një ngjyrë e caktuar, ose përzgjedhin në varësi të vendit se ku është vendosur kukulla.

Skuadra e Baby Lab ka qenë jashtëzakonisht e kujdesshme në studimet e saj për të ndryshuar kukullat, bluzat dhe kafshët, përpara se t'ia prezantonin fëmijëve të ndryshëm, dhe kanë shumë besim që studimi i tyre është i goditur.

Baby Lab ka zhvilluar një sërë studimesh bazuar nga premisat e thjeshta që foshnjet e kanë kuptimin e thjeshtë të së mirës dhe të keqes. Studimet e tjera përfshijnë shpërblimin dhe ndëshkimin, kompromentimin dhe rrënjët e paragjykimit./cnn/
Previous Post Next Post