Çrregullimet që lidhen me ankthin normalisht kërkojnë trajtim psikologjik ose me anë të ilaçeve, por kjo s’do të thotë që ndryshimet e stilit të jetesës nuk mund të merren në konsideratë. Një dietë e balancuar dhe bërja e rregullt e ushtrimeve fizike mund të mos jenë kurë, por ndihmojnë per të përmirësuar gjendjen e përgjithshme dhe ndikojë në mirëqenie.
Ashtu siç është provuar që disa lloje ushqimesh mund të reduktojnë stresin, e njëjta gjë ndodh edhe me disa lloje ushqimesh dhe pijesh, që mund të reduktojnë ankthin. Ja pesë ushqimet më të provuara në reduktimin e ankthit:
Peshqit me yndyrë
Në një studim të universitetit të Ohajos, studentëve që iu dha për të konsumuar acit yndyrorë omega 3, shfaqën me rreth 20 përqind më pak se të tjerët shenja ankthi gjatë provimit. Peshqit yndrorë parandalojnë gjithashtu sëmundje si dementia, problemet vaskulare, ndihmojnë shëndetin oculularë, etj. “Pra, njerëzit duhet të konsiderojnë shtimin e omega 3 në dietën e tyre”, tha bashkëautorja e studimit, Martha Belury për një revistë amerikane.
Çaji kamomilit
Kamolili është i njohur për vetitë e tij shëruese qysh në kohërat antike, por shkenca moderne me sa duket sapo ka filluar ta konsiderojë shkencërisht një fakt të tillë. Shumë doktorë dhe institucione shëndetësore në mbarë botën sugjerojnë përdorimin e çajit të kamomilit për të reduktuar ankthin.
Vezët
Truri ka nevojë për sasi të konsiderueshme të vitaminës B për të funksionuar normalisht. Kur kjo vitaminë mungon, mund të përjetojmë minimalisht konfuzion, nervozizëm dhe ankth, shkruan në një artikull revista amerikane Psychology Today.
Pra, sigurohuni që të merrni sasinë e nevojshme të vitaminës B, nga ushqime si bërxolla e derrit dhe e viçit, agrumet, vezët, etj. Vitaminë B është jetike për funksionimin normal të trurit.
Bakteriet probiotike - kosi
Ne dimë që truri dhe stomaku komunikojnë midis tyre - si mundet ta shpjegojmë ndryshe urinë - por studimet e fundit sugjerojnë se në këtë komunikim përfshihen edhe bakteriet.
Bakteriet e mira (probiotike) jetojnë në intestine dhe ndihmojnë në funksionimin normal të shëndetit gastronomik. Por në vitin 2011, studiuesit irlandez gjetën se, duke u ushqyer me disa bakterie protobiotike që gjenden tek kosi, kjo redukton sjelljet që lidhen me ankthin, depresionin dhe stresin”.
Autorët e studimit e konsideruan inkurajues këtë fakt në një intervistë per NPR, por theksuan se duhen studime të mëtejshme.
Çaji jeshil
Çaji jeshil është i pasur me aminoacide L-theanine, të cilat në përgjithësi kanë efekte qetësuese.
Tags
shendet