Të gjithë e dimë që aromat mund të na sjellin në memorie fëmijërinë, dhe njerëzve u pëlqen të ndihen mirë në çdo moment të jetës së tyre.
Aroma të ndryshme mund të krijojnë gjendje të ndryshme shpirtërore. Por në vijim do paraqesin aromat që ndikojnë pozitivisht në gjendjen tuaj shpirtërore në çdo moment të ditës, pavarësisht se sa e vështirë mund të jetë ajo.
1. Kafja
Aroma e kafes është e pazëvendësueshme në ngritjen lart të gjendjes shpirtërore për shumicën e njerëzimit.
2. Trumza
Sigurisht, të gjithë e njohin trumzën dhe aromën e freskët të saj. Aroma e saj përdoret në qirinj dhe vajra të ndryshme. Ndihmon të relaksohemi dhe të luftojmë ankthin. Në francë trumza përdoret në gatimet e peshkut dhe të pulës, e madje edhe në perime. Pse të mos e provoni edhe ju? Trumza gjendet me shumicë në Shqipëri.
3. Çokollata
Çokollata është e njohur për vlerat e saj; përbëhet nga aromë afrodiziakë, dhe sigurisht që do t’ua ngrejë gjendjen shpirtërore sa herë ta konsumoni.
4. Vanilja
Thuhet se vanilja është aroma më e mirë për të luftuar depresionin, dhe mbi të gjith, është aromë afrodiziakë.
5. Trëndafili
Ekstraktet e vajrave të trëndafilit janë të njohura për vlerat e tyre. Era e trëndafilit përdoret për shumë qëllime, por qëllimi më i njohur është se rrit gjendjen shpirtërore.
6. Arra e kokosit
Një tjetër aromë që lartëson gjendjen shpirtërore është arra e kokosit. Mund t’ua ngrejë humorin nëse e konsumoni apo e nuhasni. Aroma e saj ndikon në dopaminën dhe serotoninë tonë (elemente që lidhen me lumturinë).
7. Mentja
Mentja është shumë e njohur për vetitë e saj. Aroma e mentës redukton stresin dhe bën të ndihemi më të lumtur. Mentja është shumë e dobishme, si për trupin, ashtu edhe për shpirtin.
8. Rozmarina
Një ndër aromat më joshëse në ushqim është rozmarina. Ajo mund të përdoret në mish, dhe aroma e saj e bën mishin shumë të shijshëm. Aroma e rozmarinës mund t’ju bëjë të qetë dhe pozitiv.
Tags
Jeta