Autoritetet besojnë se kjo lëvizje mund të shpëtojë më shumë se 1 milion dollarë, përmes reduktimit të kostos së kujdesit shëndetësorë. Ndërsa të tjerë besojnë se kjo lëvizje përbën diskriminim.
"Nuk është një tentativë për të ndëshkuar çdo njeri," theksoi për Daily Star Allyn Bulzomi, drejtor i burimeve njerëzore. "Është një tentativë për të inkurajuar njerëzit të jenë të shëndetshëm."
Autoritetet e Pima-s besojnë se 32% e 3 200 punëtorëve të qytetit janë duhanpirës. Duhanpirësit i shkaktojnë Arizonës një kosto rreth 13 milion dollarëshe.
Sipas propozimeve që do konsiderohen në 16 Dhjetor, çdo punonjës i ardhshëm duhet të paraqitet me një vërtetim nga doktori që vërteton se nuk ka konsumuar duhan për të paktën një vit. Ndërsa, stafi duhanpirës që aktulish është në punë dhe dëshiron të vazhdojë të konsumojë duhan, duhet të kontribuoi duke derdhur 30% më shumë të vlerës aktuale në sigurimet shëndetësore. Kjo politikë do aplikohet edhe për cigaret elektronike, por jo për çamçakëzat apo karamelet me nikotinë.
"Taksapaguesit tanë paguajnë për sigurimet shoqërore sepse janë të vetësiguruar. Çfarëdo që mund të bëjmë për të reduktuar konson e tyre, do jetë e dobishme," thekson Chunk Huckelberry, administrator i bordit mbikqyrës në Pima.
Tags
E çuditshme