Mospagimi i faturave të energjisë elektrike u ka kushtuar vendin e punës 234 punonjësve të OSHEE-së, të cilët rezultojnë debitorë prej vitesh. Administratori i OSHEE-së, Ardian Çela bëri të ditur se 234 punonjës janë shkarkuar nga detyra, pasi kanë fatura të papaguara të energjisë.
Ndërkohë, Çela theksoi se operacioni kundër vjedhjes së energjisë vazhdon në të gjithë vendin, ndërsa sportelet e OSHEE-së po punojnë me orare të zgjatura për të përballuar fluksin e qytetarëve që kërkojnë të paguajnë debitë e tyre, duke përfituar nga skema e re e shlyerjes së faturave.
Administratori i OSHEE-së tha se deri sot janë finalizuar 4131 aktmarrëveshje me qytetarët, ndërsa 1122 familje kanë bërë pagesën e plotë të debisë, duke përfituar 80% ulje të kamatëvonesave.
SHKARKIMI I PUNONJESVE TE POLICISE SE BURGJEVE
Në vijim të aksionit për ndërprerjen e lidhjeve të paligjshme dhe arrestimit të përgjegjësve, ditën e djeshme ka nisur edhe shkarkimi nga puna i punonjësve të administratës që rezultojnë debitorë. I pari dikaster që mori masa konkrete ndaj punonjësve që nuk kishin shlyer detyrimet ishte Ministria e Drejtësisë. Plot 131 punonjës të Policisë së Burgjeve u liruan dje nga detyra për shkak se nuk kishin paguar energjinë për periudha deri në 13 vjet.
Përmes një statusi në Facebook, Kryeministri Edi Rama theksoi se punonjësit e shtetit duhet të jenë shembull në pagesën e taksave. “Kush abuzon me energjinë s’mund të marrë rroga me lekët e taksave! Të punosh në shtet domethënë të jesh shembull në pagesën e dritave, ujit, taksave”, shkruante Rama.

Tags
aktualitet