Bunk’Art , pas tri javësh që eshtë çelur vazhdon te zgjojë kureshtjen e vizitorëve ndaj këtij objekti të diktaturës .
Moti me rreshje shiu nuk i ka penguar qytetarët t’i kushtojnë vëmendje Bunk’Arti-it duke e vizituar për të parë nga afër një pjesë të historisë së regjimit komunist.
Të rinj, të moshuar kanë preferuar të shuajnë kureshtjen e tyre në bunkerin gjigand 5-katësh me 106 dhoma dhe me një sallë të madhe.
Bunk’Art i çelur vizitohet nga një numër i madh njerëzish përfshirë dhe turistë të huaj.
Por ka edhe vizitorë qe kanë shkuar nga dy apo tri herë duke shfrytëzuar linjën e autobusëve falas që janë vënë në dispozicion. Oraret e nisjes së autobusëve janë nga e hëna në të shtunë, ku nisjet ndjekin oraret 09:00, 11:00, 13:00. Ndërsa të dielën nisen në orën 11:00 e 13:00, duke qëndruar i hapur deri në orën 16:00./atsh/
Tags
aktualitet