Aksioni i qeverisë për energjinë elektrike, nuk është mjaftuar vetëm me ndërprerjen e lidhjeve të paligjshme apo me ndërprerjen e energjisë për debitorët. Akti më i fundit është shkarkimi i 131 punonjësve të burgjeve nga Ministri i Drejtësisë, të cilët nuk paguanin energjinë elektrike. Mësohet se këta persona, ishin debitorët më të mëdhenj të Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike. Burime nga Ministria bëjnë me dije se verifikimi është bërë pas një urdhri të kryeministrit Edi Rama.
Ministria e Drejtësisë bëri me dije se vlera e faturave të papaguara nga këta 131 punonjës shkon deri në 23 milionë lekë dhe periudha e mospagimit shkonte deri në 13 vjet.
Duket se këtë vendim e ka “pagëzuar” edhe kryeministri Edi Rama, i cili nëpërmjet një statusi në Facebook thotë se askush që abuzon me energjinë nuk mund të marrë rrogën me lekët e taksave.
“Kush abuzon me energjinë s’mund të marrë rroga me lekët e taksave! Të punosh në shtet d.m.th të jesh shembull në pagesën e dritave, ujit, taksave”, thotë ai.