Meshkujt që pijnë duham mund të vërejnë se si po u zhduket kromozomi Y ndërsa u kalojnë vitet, sugjeron një studim i ri.
SHkencëtarët e kanë ditur prej kohësh që ndërsa meshkujve u kalojnë vitet, kromozomi Y fillon e u zhduket nga qelizat e trupit. Por ky fakt mendohej se kishte të bënte me moshën.
Kohët e fundit një studim sugjeron që humbja e kromozomit Y përban rreziqe. Në një studim të publikuar në fillim të këtij viti, studiuest e lidhën humbjen e kromozomit Y me një jetëgjatësi të shkurtër dhe rritjen e rrezikut për të vdekur nga kanceri.
Studimi u publikua në 4 Dhjetor në "Science", dhe thekson: Është zbuluar që të moshuarit që pijnë duhan humbin më shumë kromozome Y nga qelizat e trupit të tyre se sa ata që s'pijnë duhan.
Studimi të çon në të paktën një përfundim logjik se përse duhanpirësit përballen me një rrezik më të lartë me kancerin, sipas Lars Forsberg, udhëheqës i studimit në Uppsala University në Suedi.
"Por mbi të gjitha, duhanpirja është e lidhur me humbjen e kromozomit Y, dhe humbja e kromozomit Y është e lidhur me kancerin," thotë Lars.
Meshkujt kanë një kromozom X dhe një kromozom Y, ndërsa femrat kanë dy kromozome X. Ekspertët mendojnë që kromozomi Y ka një rol që lidhet përcakton dallimin mes gjinive dhe siguron prodhimin e spermës.
"Është parë që dy të tretat e kromozomit Y është thjeshtë një përsëritje ADN-je dhe nuk ka ndonjë rol kodues," shpjegon Dr. Martin Bialer, i North SHore-LIJ Health System në Great Neck, Nju Jork.
"Por tani ne kemi fillaur të mendojmë se kromozomi Y ka më shumë role se përcaktimi i gjinisë," thotë Martin, i cili nuk u përfshi në studim/Newsmaxhealth/

Tags
Shkencë