Konsumi i yndyrnave të këqija redukton me 10% kujtesën

 Konsumimi i tepërt i yndyrnave të këqija - që gjendet dendur tek ushqimet e shpejta - lidhet me kujtesën e dobët dhe humbjen e saj me deri në 10 përqind, thekson një studim i ri.

Studiuesit e American Heart Association, analizuan 1000 persona të shëndetshëm që nuk kishin probleme me zemrën.

Shkencëtarët gjetën se sa më shumë njerëzit konsumonin yndyrna të këqija, aq më e dobët bëhej edhe kujtesa e tyre.


Dr. Beatrice A. Colomb, që udhëhoqi studimin, thotë: "Yndyrnat e këqia lidhen më së shumti me memorien e dobët tek të rinjtë dhe moshat e mesme përgjatë karierës dhe viteve kur janë në punë.

Nga pikëpamja e shëndetit, konsumi i yndyrnave të këqija lidhet me shtimin në peshë, me agresivitetin dhe sëmundjet e zemrës.

Siç u them edhe pacientëve, ndërsa yndyrnat e këqija nga njëra anë sigurojnë jetëgjatësinë e tyre në treg, nga ana tjetër reduktojnë jetën e njerëzve."

Në testin e memories, personave në studim iu treguan 104 fletë, secila me një fjalë mbi të.

Ata duhet të thonin që nëse çdo secila ishte një fjalë e re, apo nëse e kishin parë më parë.

Rezultatet treguan që për çdo gram yndyre të keqe që personat konsumonin më tepër në ditë, ato rikujtonin të paktën një fjalë më pak.

Ndryshimi në kujtesë mes atyre që konsumonin më shumë yndyrna të këqija dhe atyre që konsumonin më pak ishte me të paktën me 10%.

Ushqimet që zakonisht përmbajnë yndyrna të këqija janë:

Picat e ngrira
Ushqimet e shpejta
Ushqimet e pjekura
Margarina

Dr. Colomb vazhdon: "Ushqimet kanë efekte të ndryshme mbi stresin dhe qelizat energjike.

Në një studim të mëparshëm, gjetëm që çokollata, e cila ishte e pasur me antioksidantë dhe ndikoi pozitivisht tek qelizat energjike, lidhet më mirë me kujtesën e fjalëve në moshat e reja dhe të mesme.

Në këtë studim, po shihnim nëse yndyrnat e këqiaj, që janë prooksidantët dhe lidhen në të kundërt me qelizat energjike, mund të shfaqin efektin e kundërt. Dhe në fakt, e shfaqën."/Spring.org.uk/
Previous Post Next Post