Udhëheqësi i studimit, Carmel Sofer në Princeton University në Nju Xhersi dhe kolegët e tij gjetën që njerëzit priren më shumë të besojnë ata njerëz me fytyrë mesatare.
Ata e publikuan studimin e tyre në Psychological Science, një revistë e Shoqatës për Shkencën e Psikologjisë.
Autorët nxorrën në pah se studimet e hershme mbi këtë temë janë fokusuar në atë se si fytyra ndikon tek perceptimi dhe joshja. Por tani, gjithnjë e më shumë, studiuesit po kërkojnë se si ndikon pamja e një personi në gjykimin e të tjerëve. Për shembull, në Gusht, Medical News Today raportoi një studim që pretendon se veçoritë e fytyrës mund të influencojnë në përshtypjet e para.Në këtë studim të fundit, Sofer dhe kolegët e tij ndërmorën një sërë eksperimentesh për të përcaktuar se si fytyra e një personi ndikon në besueshmërinë e të tjerëve.
Në një nga eksperimentet, studiuesit krijuan një fytyrë mesatare në mënyrë dixhitale duke kombinuar 92 fotografi fytyrash të femrave. Ata krijuan gjithashtu një fytyrë joshëse femre duke kombinuar fytyrat e 12 femrave më të bukura.
Më pas skuadra kombinoi të dy fytyrat për të krijuar 11 fytyra që u rankuan nga fytyra më pak joshëse, deri tek fytyra më e bukur.
Më pas, një sërë pjesëmarrësish (femra) u pyetën për të rankuar nga 1 në 9 çdo fytyrë mbi atraktivitetin dhe besueshmërinë. Studiuesit theksuan se përdorën pjesëmarrëse femra në studim vetëm për të shmangur perceptimet mes gjinive.
Në fund, skuadra e studiuesve zbuloi që pjesëmarrëset rankuan me 9 fytyrat më mesatare, për nga ana e besueshmërisë. Sidoqoftë, duket se fytyrat mesatare nuk ndikuan perceptimin e pjesëmarrëseve sa i përket atrakfivitetit.
"Megjithëse fytyra nuk lidhet me paragjykimet sa i përket atraktivitetit, ka të bëjë shumë sa i përket paragjykimeve mbi besueshmërinë. Ky efekt mund të jetë mbivlerësuar për shkak se paragjykimet mbi besueshmërinë dhe atraktivitetin lidhen mes tyre në një shkallë të gjerë", thotë Sofer.
Studiuesit theksojnë se gjetjet e tyre u konfirmuan në eksperimentin e dytë që ata bënë, ku zbuluan që lidhja mes fytyrës mesatare dhe besueshmërisë nuk vinte si rezultat i fytyrave të përdorura në eksperiment apo proçesit dixhital.
Tani skuadra e studiuesve mëton të analizojë se si njerëzit gjykojnë besueshmërinë bazuar mbi fytyrë ndërsa vizitojnë vende apo shtete të ndryshme, dhe se si vendasit perceptojnë vizitorët e vendeve të ndryshme.
"Për më tepër, ne po planifikojmë se si ndikojnë fytyrat në gjykimet mbi besueshmërinë kur janë prezent edhe faktorë të tjerë, si ato emocional", thotë Sofer.
Në fillim të këtij viti, MNT raportoi në një studim publikuar në PLOS ONE, se njerëzit me nivel të lartë inteligjence priren më shumë t'u besojnë të tjerëve, krahasuar me të tjerët, që karakterizohen nga mungesa e inteligjencës./medicalnewstoday/
Tags
gjuha e trupit