Ka shumë të ngjarë që njerëzit të cilët vuajnë nga depresioni, - sidomos kur depresioni intensifikohet gjatë stinës së Dimrit - të kenë mungesë të vitaminës D.
Është zbuluar që niveli i vitaminës D - prodhohet nga lëkuara kur është e ekspozuar në Diell - ka qenë më i ulët tek individët që vuajnë nga çrregullimet sezonale.
Ky konkluzion doli nga disa analiza të reja të zhvilluara nga University of Georgia College of Education.
Vitamina D ka një rol rregullues tek njerëzit me çrregullime stinore," thotë studiuesi Alan Stewart.
Në një raport të publikuar në revistën Medical Hypotheses, Stewart dhe kolegët e tij, pasi shqyrtuan më shumë se 100 artikuj, gjetën një lidhje mes defiçitit të vitaminës D dhe depresionit sezonal.
Vitamina D përfshihet në sintezën e serotoninës dhe dopaminës në tru, dy kimikate këto që lidhen me depresionin, siç raportojnë studiuesit.
"Mendohet se çrregullimet sezonale ndikojnë rreth 10% të popullsisë, në varësi të vendodhjes gjeografike. Është një lloj depresioni që lidhet me ndryshimet sezonale. Njerëzit me çrregullime stinore kanë të njëjtat simptoma çdo vit, të cilat zgjasin gjatë gjithë dimrit," thotë ndër të tjera Stewart.
Tags
Shkencë