Femrat e burgut 325 "kapërcejnë muret" vetëm për një ditë


Femrat që vuajnë dënimin në burgun e grave 325 në Tiranë, sot kanë kaluar një ditë të veçantë, që do ta kishin zili edhe të burgosurat e burgjeve më me standarde në Europë: ato janë trajtuar estetikisht me një profesionalizëm dhe një përkujdesje të veçantë, si në rastet e festave më madhështore. Megjithëse brenda katër mureve të lartë e të ftohtë të burgut 325, sot, të burogsurat mundën t'i kapërcejnë ato.
Këtë përkujdesje jo të zakontë e ka siguruar Drejtoria Rajonale e Formimit Profesional Publik 1 (DRFPP1) në bashkëpunim me shoqatën DevAid, e cila ka në fokus këtë kategori personash.

Gratë dhe vajzat e burgosura janë trajtuar estetikisht me të gjithë artikujt e nevojshëm të një qendre moderne estetike, nën mbikëqyrjen e specialisteve, nga vajzat që praktikisht janë duke kryer kurset e Estetikës, Manikyr-Pedikyr dhe Parukerisë që ofrohen FALAS për punëkërkuesit e papunë nga DRFPP1.

DRFPP1 në bashkëpunim me Drejtorinë e Burgjeve, u ka mundësuar gjithashtu të burgosurave kurse profesionale, duke u dërguar instruktorët përkatës në ambjentet ku ato kryejnë dënimin. Madje sot, disa prej tyre u pajisën me çertifikatat përkatëse, që njijen nga Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë. Kjo u mundëson të burgosurave që kur të përfundojnë dënimin, të jenë të afta të integrohen menjëherë në jetën socio-ekonomike të vendit dhe të rinisin jetën normalisht.

Për më tepër ndiqni intervistën (Video) mbresëlënëse të realizuar nga gazetarja Rudina Magjistari.
Previous Post Next Post