Përfshijnë totalisht pranimet e gambimeve të njëri-tjetrit, pa hezitim, bazuar në idealin e kompromisit, punës së shumtë, dhe durimit për të arritur qëllimin final.
Megjithëse shumë nga këto koncepte mund të jenë fisnike dhe të vërteta, mes bukurisë dhe klisheve, janë të aplikueshme vetëm në marrëdhënjen e duhur.
Në marrëdhënjet e gabuara, këto koncepte përdoren si justifikim për të qëndruar bashkë, sepse duam akoma të besojmë se dashuria është e mjaftueshme në vetëvete. Por ajo çfarë dimë, është se dashuria, brenda apo jashtë vetes, nuk është e mjaftueshme. Marrëdhënja e gabuar i venit cilësitë që mund të bëjnë të qëndrueshme një marrëdhënje, të lulëzojë dhe zgjasë, përmes justifikimeve të problemeve shëndetësore, veseve apo gjërave të tjera.
Marrëdhënjet e shëndosha dhe dashuritë që zgjasin derivojnë nga dy njerëz të plotë dhe të shëndetshëm. Me gjithë të metat njerëzore, ekziston përputshmëria me njëri-tjetrin, kanë besim dhe dashuri në zemër, dhe i zgjidhin konfliktet bashkë me stil të veçantë. Një marrëdhënje nuk mund të jetë e shëndetshme nëse një nga partnerët nuk është i apo e shëndoshë.
Dashura e vërtetë nuk është të çliruarit nga sfida, mundimi, dhembshuria dhe kompromisi, por karakteristikat e saj, e bëjnë atë të veçantë.
- Nuk bazohet tek mungesa
Nuk është dy gjysma bëjnë një, një person kënaq nevojat e tjetrit, njëri përmbush tjetrin. Është një ekujlibër i përbashkët që arrite duke dhënë dhe marrë, nuk është mungesë.
- Ka parësore përgjegjësinë për vetëveten
Stabiliteti ekziston kur gjithsecili ka kryer detyrat e tij apo saj. Ti kujdesesh me çdo mënyrë për trupin, mendjen dhe shpirtin tënd, po ashtu bën edhe partneri ytë. Kur e praktikon me të vërtetë kujdesin ndaj vetëvetes dhe je i/e përgjegjshëm për të qenë vetëvetja më e mirë, atëherë je në një pozicion më të mirë për t'i dhënë një tjetri.
Për të pasur një marrëdhënje të mirë duhet të fillosh të jesh vetë në gjendje të shëndetshme dhe të fillosh të kurosh të shkuarën, kjo është e domozdoshme. Të gjithë kemi histori të ndryshme të shkuara. Nëse nuk kemi pasur përvoja të mira, shpesh i marrim me vete këto plagë për të lënduar marrëdhënjen e rradhës. Kërko për modele në jetën tënde dhe ji në dijeni të bagazhit tënd, në mënyrë që të mos i injektosh toksina marrëdhënjes tënde.
- Nuk është për të përkryerën
Nuk ekziston përherë një kompormis utopik barazie ku të dy partnerët të jenë të lumtur dhe të kënaqur. Nuk do marrësh përherë çfarë do dhe kur e do. Rritesh me pranueshmërinë dhe dashurinë kur nevojat nuk të plotësohen. Dashuri e shëndetshme do të thotë që askush nuk është i/e përkryer, dhe pretendon që askush s'është helmues.
- Karakterizohet nga pajtueshmëria
Përtej kimisë, kërko pajtueshmëri, dhe do t'i kesh të dyja. Kërko tek fushat kryesore - stilin e komunikimit, zgjidhjen e konflikteve, elasticitetin, vlerat, temperamentet. Nëse keni diferenca të theksuara, nuk do mundeni të farkëtoni njëri-tjetrin, por do vazhdoni ta udhëhiqni partnerin në ekstreme.
Tags
Dashuria