Prokuroria e Fierit, nën akuzën e korrupsionit ka dorëzuar sot në gjykatën e këtij qyteti, dosjen hetimore në ngarkim të katër zytarëve të sistemit arsimor, mes tyre dhe ish-drejtorin e shkollës “Adem Vrapi”.
Burime nga hetuesia e Fierit, bëjnë të ditur se Prokuroria e Fierit dërgoi për gjykim kërkesën ndaj 4 zyrtarëve të sistemit arsimor, përkatësisht ish-drejtorit të shkollës “Adem Vrapi”, i akuzuar për veprën penale të “Korrupsionit pasiv…” dhe “Falsifikim i dokumentave”, si edhe për 3 punonjëse të Drejtorisë Arsimore Fier, të akuzuara për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës”.
Nga hetimi i prokurorisë së Fierit bazuar në informacionin e referuar nga Policia e Shtetit, rezulton se shtetasi Faik Beqaj, në pozicionin e drejtorit të shkollës së mesme, plotësonte vërtetime fiktive për shtetas të ndryshëm për përfundimin e studimeve të gjimnazit, në këmbim të shumave të ndryshme të parave.
Ndërsa shtetaset Valbona Mitro, Mirela Emiri dhe Manushaqe Durmishaj, specialiste në Drejtorinë Arsimore Fier, akuzohen për “shpërdorim detyre”, pasi, pavarësisht se e kanë pasur detyrë funksionale, nuk kanë kryer asnjë verifikim lidhur me vërtetimet që ka dërguar pranë kësaj drejtorie shtetasi Faik Beqaj, në cilësinë e drejtorit të gjimnazit "Adem Vrapi".