Qeni besnik viziton 2 vjet rresht të zotin derisa ndërroi jetë



Një qen besnik ka qenë prezent për çdo ditë për dy vjet rresht në spitalin ku i zoti ndërroi jetë.

Qeni i quajtur Masha, shafqej çdo mëngjes në recepsionin e spitalit siberian, raporton "Siberian Times".
I zoti u shtrua në spitalin e Novosibirskit dy vite më parë, kur edhe u sëmur, në jugperëndim të Siberisë.


Masha trajtohet mirë nga stafi i spitalit, të cilët i sigurojnë për çdo ditë qenit besnik ushqim dhe një vend të ngrohtë për të pushuar.
Stafi i spitalit shpreson të gjejë dikë që mund ta adaptoi Mashën dhe t'i japë sërish dashurinë e munguar.

"Mund të shohësh sa të trishtë janë sytë e tij - nuk është ai shkëlqimi i zakonshëm kur qentë janë të lumtur. Këtë portret mund ta shohësh edhe tek njerëzit," thotë Dr. Vladimir Bespalov.

"Nuk ekziston ndonjë ilaçë që mund ta trajtojë atë, por shpresojmë fort që Masha do gjejë dikë tjetër që do kujdeset për të."

"Një ditë një familje u përpoq ta merrte në gjirin e saj, por Masha ia mbathi me të katra, dhe u kthye sërish në spital pas disa orësh. Po pret të zotin," thotë infermierja Alla Vorontsova.
Previous Post Next Post