Dy automjete janë djegur një natë më parë në qytetin e Peqinit nga një shkëndijë elektrike, por policia ka ngritur padi ndaj repartit zjarrfikës në Peqin, duke i akuzuar për mosndërhyrje në kohë, që solli edhe djegien totale të dy mjeteve. Ngjarja ka ndodhur një natë më parë në një rrugicë pranë qendrës së qytetit. Burime nga policia bëjnë të ditur se gjatë natës, për shkak të një mase elektrike, në njërin prej fenerëve ka marrë flakë një prej automjeteve dhe më pas flakët kanë përfshirë edhe automjetin tjetër.
Mësohet se pronarët kanë dalë në rrugë dhe ai i mjetit të dytë ka tentuar që ta largojë, për shkak se ishte parkuar ngjitur me të parin, por nuk ka mundur dot e kështu janë shkrumbuar totalisht të dyja automjetet. Ndërhyrja e vetë banorëve ka bërë që të paktën të shpëtohet një mjet tjetër që ishte i parkuar në të njëjtin vend me dy mjetet e djegura. Zjarri i rënë në mjet mësohet se është identifikuar si një ngjarje aksidentale, por ajo çfarë ka irrituar efektivët dhe banorët, ka qenë ndërhyrja me vonesë e zjarrfikësve. Kur kanë qenë pak metra nga vendi i ngjarjes, efektivët e mbrojtjes kundër zjarrit nuk kanë ardhur në kohë, por rreth 20 minuta me vonesë. Kjo ka bërë që të digjen të dyja automjetet. Drejtori i policisë, Neritan Nallbati, konfirmoi se është paditur shërbimi zjarrfikës në turnin e natës, pasi nuk ka ndërhyrë në kohë, duke sjellë pasoja. Sipas drejtorit të Policisë, djegia e dy automjeteve nuk do të kishte ndodhur nëse zjarrfikësit do të kishin qenë të gatshëm të ndërhynin në kohë.
Ndërkohë, ekspertët kanë përcaktuar se shkaku i zjarrit ka qenë një shkëndijë elektrike, duke e përcaktuar ngjarjen aksidentale. Por, gjithsesi, banorë të zonës deklarojnë që kanë dëgjuar një shpërthim, gjë që hedh dyshime për vendosje eksplozivi. Gjithsesi, sipas ekspertëve të policisë, mjeti nga ku ka ardhur zjarri ka pasur si shkak një masë elektrike në fener, që është shpërndarë në të gjithë automjetin e më pas në një tjetër ngjitur.
Procedimi penal për mosndërhyrje në kohë do t’i kalojë Prokurorisë Elbasan për veprime të mëtejshme/Shqip/