8 mistere rreth vdekjes

 Kur vëllai im më zgjoi tre javë pasi vdiq, duke përshkruar se çfarë i ndodhte në jetën e përtejme, mendova se isha çmendur. Si ka mundësi që vëllai im, i cili vdiq tragjikisht, që gjatë gjithë jetës së tij kishte probleme me drogërat, që nuk jetoi atë që shumë njerëz e quajnë "jetë të suksesshme", mundi të ndante sekretet më të mistershme të jetës së përtejme të tij nga një dimension tjetër? Por ndërsa koha kalonte, skepticizmi im u kthye në mrekulli, ndërsa vëllai im më mësoi gjithçka rreth vdekjes.

1. Lumturia, është gjëja e parë që ndodh

Sapo personi vdes, trupi i tij do të përthithet nga një dhomë shëruese. Drita në këtë dhomë do të fshij çdo vuajte që personi ka përjetuar gjatë gjithë jetës së tij, përfshirë vuajtjet fizike, mendore dhe emocionale. Kështu që në më pak se një nanosekond, e gjithë dhimbja zhduket.

2. I vdekuri ndihet akoma vetja e tij


8 mistere rreth vdekjes

Megjithëse i vdekuri nuk e ka më trupin e tij, ai sërish ndihet si individ. Personi i vdekur ndihet vetvetja më tepër se kur ishte gjallë. Kur jemi mbi tokë ka shumë influencë nga të tjerët që na pengon të jemi vetëvetja.

3. Drita ka një personalitet

Në jetën tjetër rrezet e dritës kanë cilësi si mençuria, mirësia, dhembshuria dhe inteligjenca. Kjo dritë e bën të dukshme atë që në tokë është e padukshe, natyrën Hyjnore të të gjitha gjërave.

4. Mëkati dhe ndëshkimi janë koncepte njerëzore

Ekzistojnë shumë fjalë mbi tokë rreth asaj se çfarë mund t'ju presë pasi të vdisni. Bërja e gabimeve ndërsa jemi në jetë është çështje që i takon tokës. Asnjëri nuk mund t'ja dalë të jetë perfekt mbi tokë që të shkojë në atë që quhet "Parajsë".

5. Jeta jonë mbi tokë nuk është një ndëshkim

Sigurisht që ekziston dhimbja mbi tokë, por kjo nuk lidhet me faktin se keni bërë diçka dhe këtë dhimbje e keni merituar. Dhimbja është pjesë e përvojës njerëzore, është aq natyrale sa edhe frymëmarrja, si gjaku që rrjedh nëpër vena.

6. Pasi vdesin, nuk ekziston dita e gjykimit

Kur rikujtoni jetën tuaj, shihni rrugët që ndoqët dhe ato rrugë që nuk ndoqët. Shihni se ku është dhe se ku donit të ishte gjenia juaj, por për këtë fakt nuk ndiheni paragjykues. Megjithëse mund t'ju duket e pabesueshme apo mund të mos ketë sens për ju, pasi të vdisni do të kuptoni që keni bërë një jetë të mrekullueshme, edhe ata që kanë vuajtur shumë.

7. Jeni të lumtur që ndiheni vetvetja

Nuk jeni të shqetësuar me mënyrën se si dukeni. Nuk keni pretendime për t'u dukur në një mënyrë të caktuar. Thjeshtë rrezatoni, pa u munduar.

8. Dashuria nuk është e njëjtë si dashuria mbi tokë

Nuk pëlqeheni për shkak të asaj që bëni, se si dukeni, se sa të famshëm jeni, apo se sa para keni. Dashuria është me të vërtetë e pakushtëzuar. Kontradikta më e madhe është se në jetën e përtejme ekziston një dhembshuri perfekte, pavarësisht se si keni jetuar apo dashuruar.
Previous Post Next Post