ILDKP ka depozituar kallëzim penal për gjyqtarin e Gjykatës së Elbasanit Qani Hasa dhe prokurorin e prokurorisë së Elbasanit Petref Asllani, pasi dyshohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë hartuar kontrata fiktive e të falsifikuara me qëllim përfitimin e një kredie me kushte lehtësuese nga Enti Kombëtar i Banesave.
Sipas ILDKP, “të dy subjektet kanë fshehje dhe deklarim të rremë të pasurive në deklaratat e tyre të interesave private. Subjekti Qani Hasa, pas procesverbalit të pyetjes në ILDKP i ka ofruar para Inspektorëve të çështjes me qëllim mbylljen e problemeve të konstatuara gjatë kontrollit të plotë”.
Për sa më sipër, Inspektori i Përgjithshëm ka depozituar kallëzim penal ndaj subjekteve Qani Hasa dhe Petref Asllani për veprat penale të falsifikimit të dokumenteve zyrtare në bashkëpunim, mashtrimit me kredi në bashkëpunim, fshehjes dhe deklarimit të rremë të pasurive dhe korrupsionit aktiv parashikuar nga nenet 186 e 25, 146 e 25, 257/a dhe 244 të Kodit Penal.

Tags
aktualitet