Video e re nga Washington Post pasqyron ulëritjet e serbëve: "Arrestojini, Vritini, që Shqiptarët të mos ekzistojnë"


Megjithëse sipas raporteve të fundit FIFA pretendon se nuk ka parë e dëgjuar nga tifozët serbë të bëhen thirrje për të vrarë shqiptarët, kjo video e publikuar pak orë më parë nga gazeta amerikane Washington Post, e tregon qartë që serbët ulërasin në histeri "Ubij, zatvori da siptar ne postoji", që do të thotë "Arrestojini, vritini, që shqiptarët të mos ekzistojnë". Kjo reflekton qartë mendësinë barbare të politikës serbe dhe se si vazhdon ta ushqejë dhe brumosi ajo popullin e saj - si në kohën e Millosheviçit. Kjo qasje nuk ka aspak lidhje me vlerat europiane, madje mund të themi se është me shekuj mbrapa. Si në kohërat e mesjetës, kur njerëzit bërtisnin e u eksitonin kur të ngjashmit u pritej koka në gijotinë.
Previous Post Next Post