Rreziqet e fshehura të monitorëve me wireless për fëmijë

Rreziqet e fshehura të monitorëve me wireless për fëmijë
Në botën që jetojmë teknologjia moderne është zhvilluar hovshëm, aksesi në internet dhe lidhjet me wireless përmirësohen për çdo vit. Ndërsa mjetet moderne mund të na e bëjnë më të lehtë jetën, fatkeqësisht ato kanë kostot e tyre të fshehta që ndikojnë në shëndet. Rrezatimi Elektromagnetik (ER, Wireless) përmban disa rreziqe të dokumentuara për shëndetin e të gjitha moshave, por fëmijët dhe të miturit janë më vulnerabël ndaj këtyre rreziqeve. Këto rreziqe imponojnë që të merren disa masa paraprake për t'u mbrojtur nga ekspozimi i panevojshëm ndaj ekspozimit të rrezeve wireless.


Shumë artikuj që mund të gjeni në internet dhe që lidhen me rrezatimin elektromagnetik inkurajojnë prindërit që të minimizojnë përdorimin e telefonëve për fëmijët. Kjo është këshillë shumë e mirë, por ekzistojnë edhe këshilla më të rëndësishme: bëni kujdes nga monitorët për fëmijë. Shumë tipe monitorësh për fëmijë tani janë pajisur me wireless, dhe përmbajnë të njëjtin rreziqe nga rrezatimi elektromgnetik. Shpesh monitorët për fëmijë qëndrojnë të ndezur për orë të tëra pranë fëmijëve, kjo është një gjë shumë e dëmshme.

Duke konceptuar rrezikun
Celularët janë të rrezikshëm dhe ndodhen gjithandej në botën e sotme. Ata lëshojnë vazhdimisht rreziqe shëndetësore përmes rrezatimit elektromagnetik. Dhe fatkeqësisht, monitorët për fëmijë përmbajnë po të njëjtin rrezik. Sipas Alasdair dhe Jean Philips (Powerwatch.org.uk), një monitor fëmijësh rreth 1 metër në distancë nga fëmija, është i barabartë me rrezatimin me mikrovalë të lëshuar nga një pilë rreth 150 m largësi. Duke vendosur monitorin sa më larg në dhomë, do ishte e dobishme por jo e mjaftueshme.

Përcaktimi i monitorëve me wireless për fëmijë
Rreziqet e fshehura të monitorëve me wireless për fëmijë
Shumë monitorë dixhital sot përdorin teknologjinë DECT që është e njëjtë me teknologjinë e celularëve. DECT lëshon valë me gjerësi 1 890 apo 2 400 MHz, të barabartë me gjerësinë e valëve të sobave me mikrovalë. Monitorët DECT për fëmijë identifikohen nga një numër kanalesh që luhatet nga 20 në 120. Pajisjet DECT ndryshojnë automatikisht kanalet gjatë përdorimit dhe lëshojnë valë pulsuese elektromagnetike rreth 100 herë për një sekond. Monitorët "radio loja", ku prindërit mund të flasin me fëmijën, lëshojnë vazhdimisht valë elektromagnetike në dy kanale dhe janë akoma më të rrezikshme.

Zgjidhja
Gjëja më e mirë që duhet bërë është që monitori të mos qëndrojë në një dhomë me fëmijën. Nëse kjo nuk është e mundur, merrni monitorë që funksionojnë me energji elektrike dhe komunikojnë mes njësive. Shumica e këtyre janë më të sigurta kur mbahen të paktën një metër larg fëmijës. Sidoqoftë do të ishte më mirë që të kontrolloni gjerësinë e valëve të monitorëve përpara se t'i bleni. Përdorni vetëm gjerësi të ulëta valësh (35-50 MHz), dhe jo modele pulsues.
Previous Post Next Post