Turqia përshpejton procesin e ndërtimit të impjanteve bërthamore


Turqia përshpejton procesin e ndërtimit të impjanteve bërthamore


 Procesi për të filluar ndërtimin e impjantit të parë nuklearë në Turqi ka filluar të përshpejtohet, tha ministri i Energjisë i këtij vendi.

Turqia ke hyrë në një erë të re, atë të ndërtimit të impjanteve nukleare, tha ditën e mërkurë Taner Yildiz.

"Synimi ynë është të përshpejtojmë procesin e ndërtimit të impjantit nuklearë në Akkuyu," tha Yildiz gjatë takimit me shefin e kompanisë nukleare ruse "Rosatom", Sergey Kiriyenko, në Moskë.

Katër impjantet reaktive do të ndërtohen në provincën Mersin. Ndërtimi i reaktorëve nuklearë do filloi të ndërtohet në vitin 2016, dhe besohet që impjanti i parë do jetë funksional në vitin 2020, raporton agjencia turke e lajmeve Anadolu Agency.
Previous Post Next Post