![]() |
Heval Xildirim |
Djaloshi fatkeq, Heval Yildirim, ndërroi jetë shumë shpejt pasi u godit në kokë nga dhia. Ngjarja ndodhi në provincën Diyarbakir në juglindje të Turqisë ditën e shtunë.
Policia lokale thotë që djaloshi ishte duke luajtur me shokët përpara ndërtesës së shtëpisë, dhe se u ndodh në vendin e gabuar në çastin e gabuar, kur dhia u mundua që të arratisej duke u hedhur nga çatia.
Mehmet Yildirim, babai i djaloshit, tha se e kishte blerë dhinë për ta sakrifikuar gjatë festës së Kurban Bajramit, dhe se nuk kishte vend tjetër më të përshtatshëm ku ta vendoste veç çatisë.
"Jam i shkretuar, çfarë tjetër mund të them? Nuk kam gjë për të thënë," tha i përlotur babai i Heval.
Turqi, dhia e destinuar për Kurban vret 13 vjeçarin pasi iu hodh në kokë
Reviewed by Oculus News
on
10/07/2014 08:58:00 PM
Rating:
