Studimet e 20 viteve të fundit tregojnë që përdorimi i kanabis për argëtim është rritur ndjeshëm në vendet perëndimore por edhe në Shqipëri, duke u bërë kështu një drogë e zakonshme për adoleshentët dhe të rriturit. Një studim përmbledhës i bërë së fundmi zbulon të dhëna interesdante mbi efektet në shëndet nga përdorimi i kanabis.
Konkluziontet kyçe:
Efektet nga përdorimi jo i shpeshtë i kanabis
- Kanabis nuk përbën rrezik për overdozë fatale.
- Ngarja e makinës pas tymosjes së kanabis dyfishon rrezikun e aksidenteve; rreziku rritet jashtëzakonisht kur përdoruesit veç përdorimit të kanabis janë edhe të alkoolizuar.
- Përdorimi i kanabis gjatë shtatzënisë ul peshën e fëmijës në lindje.
Efektet nga përdorimi kronik i kanabis
- Përdorimi i rregullt i kanabis mund të zhvillojë sindromën e varësisë, nga e cila vuajnë 1 në 10 përdorues dhe 1 në 6 adoleshentë.
- Përdorimi i rregullt i kanabis dyfishon riskun e përjetimit të simpomave psikotike dhe çrregullimeve, kryesisht nëse përdoruesit kanë një histori personale apo familjare me çrregullime psikotike.
- Adoleshentët që përdorin rregullisht kanabis përvetësojnë nivel më të ulët edukimi se ata që nuk e përdorin atë, por akoma nuk dihet nëse kjo lidhje është shkakësore.
- Adoleshentët që përdorin rregullisht kanabis dhe e vazhdojnë përdorimin edhe kur bëhen adult shfaqin dëmtime intelektuale, por mekanizmi që e shkakton këtë është i paqartë.
- Adoleshentët që përdorin rregullisht kanabis e dyfishojnë rrezikun për të qenë të diagnostikuar me skicofreni, apo të raportojnë probleme psikotike në moshë madhore.
- Përdoruesit e rregullt të kanabis kanë risk më të madh që të zhvillojnë bronkit kronik.
- Përdoruesit e rregullt të kanabis në moshë të rritur janë të eksporzuar ndaj rrezikut të infarktit të miokardit./Science Daily/
Tags
shendet