Martesat e çifteve me seks të njëjtë jashtë Italisë që janë rregjistruar në gjendjen civile në Itali duhet të fshihen nga rregjistrat e komunave, tha Ministri i Brendshëm i Italisë Angelino Alfano ditën e sotme.
Në një intervistë për RTL, Alfano tha se këto të huaj nuk i plotësojnë kushtet e ligjeve italiane.
"Në Itali, martesa me të njëjtin seks është e pamundur, kështu që nëse personat e të njëjtit seks duan të martohen, nuk mund të regjistrohen në regjistrat e gjendjes civile të Italisë," deklaroi Alfano.
Nga ana tjetër, kryetari i Komunës Bolonja, Virginio Merola, tha se nuk do t'i bindet urdhërit të Alfanos. "Nëse ata duan transkriptimet e martesave të bëra jashtë Italisë, lëri të duan. Unë nuk e tërheq firmën time." tha Merola.
"Kështu që le të bëjnë ç'të donë, por jo në emër të Bolonjës, që unë përfaqësoj. Nuk i bindem!".
Tags
europa