Ministria e Shëndetësisë ka publikuar ditën e enjte, udhëzuesin e Kontrollit Mjekësor Bazë për shtetasit e grupmoshës 40-65 vjeç.
Nën titullin “Të shëndetshëm, jemi të gjithë të barabartë”, ministri Beqaj ka nënvizuar në udhëzim se “Kontrolli Shëndetësor Bazë i miratuar nga Këshilli i Ministrave në 3 prill 2014 është një program kombëtar, pa pagesë për përfituesit e tij, me qëllim parandalimin e sëmundjeve dhe komplikacioneve, mjekimin në fazat e hershme, prej të cilit do të përfitojnë të gjithë shtetasit e grupmoshës 40-65 vjeç me qëndrim të përhershëm në Republikën e Shqipërisë”.
Sipas udhëzimit pas kryerjes së kontrollit mjekësor bazë, shtetasit e kësaj grupmoshe gëzojnë të drejtën e këshillimit e trajtimit.
Ndërkaq, në udhëzim thuhet se ky kontroll mjekësor bazë do të realizohet me vënien në dispozicion të 415 qëndrave shëndetësore, të shtrira në të gjithë vendin.
Tags
aktualitet