10 sekrete për të motivuar fëmijët të studiojnë më mirë

10 sekrete për të motivuar fëmijën tuaj të studiojë më mirë

 Motivimi është thelbësorë. Me motivim mund të arrijmë gjithçka në jetë. Ndërsa të rriturit mund të kalojnë me lehtësi pengesën e të motivuarit, fëmijët e kanë të vështirë të frymëzohen.

Fëmijët në të shumtën e rasteve marrin notën 8 në shkollë, por ju e dini që mund të marrin edhe dhjetë. Shqetësimet janë të kuptueshme; duam t'i dhurojmë fëmijës tonë një të ardhme të ndritur, që do të thotë edukim më të madh dhe punë të mirëpaguara. Sidoqoftë, zakonisht fëmijët nuk janë të interesuar të studiojnë.

Nga ana tjetër fëmijët janë të motivuar në gjëra krejt të tjera. A i keni vënë re se si shkëlqejnë sytë e tyre kur vjen puna për të vizatuar diçka? Çështja është që fëmijët duhet të arrijnë sukses në të gjitha fushat në mënyrë që të kalojnë me sukses provimet.

1. Themeloni një marrëdhënje shoqërore dhe të hapur me fëmijën tuaj


Themeloni një marrëdhënje shoqërore dhe të hapur me fëmijën tuaj

Prindërit duhet të jenë njerëzit më me influencë tek fëmijët e tyre. Fatkeqësisht shumë prindër përdorin kërcënimet, manipulimet dhe ndëshkimet në mënyrë që të fitojnë autoritet mbi fëmijët e tyre. Por këto gjëra çojnë vetëm në njollosjen e marrëdhënjes tuaj. Mundohuni të kuptoni që fëmija juaj nuk i bën gjërat me qëllim që t'ju luajë nga mendë.

Gjithmonu duhet të orvateni për të ndërtuar një dialog të hapur me fëmijët tuaj. Bëjini pyetje që flasin për temat e tyre. Bashkëbisedimi i sinqertë do të thotë që fëmija juaj do ndajë mendimet e tij me ju pa frikën se do kritikohet apo ndëshkohet. Zakonisht fëmijët janë kuriozë rreth atyre gjërave që për ta ka kuptim apo është e rëndësishme.

2. Përfshini lojërat në të mësuar


 Përfshini lojërat në të mësuar

Ky sekret është i një rëndësie të veçantë për fëmijët e vegjël. Të vegjëlit lodhen shpejt dhe e kanë të pamundur të qëndrojnë të përqendruar për më shumë se 10 apo 15 minuta. Prandaj duhet të mendoni që t'ia alternoni të mësuarën fëmijëve. Disa fletore me personazhe kukullash nuk do ta çorientonin fëmijën por do të bënin që të qetësohet herë pas here.

Praktikoni të lexuarën me fëmijën tuja. Kjo është mënyra më e lehtë për ta përfshirë fëmijën tuaj në histori dhe ta bëni që ta dashurojë literaturëm dhe librat. Fëmijët e vegjël e pranojnë lehtë informacionin kur u serviret, kështu që duhet të përdorni sa më shumë figurën dhe ilustrimet. Shumë mënyra të mësuarit bëjnë që fëmijët të zbaviten gjatë procesit të mësuarit dhe u forcohet dëshira për të mësuar diçka të re.

3. Fokusohuni tek pikat e forta


Fokusohuni tek pikat e forta

Është e vështirë për këdo të qenit perfekt në çdo gjë. Kështu që do të ishte më e zgjuar që të fokusoheni tek pikat e forta të fëmijëve dhe t'ia zhvilloni talentet. Një herë Albert Ajnshtajni ka thënë fjalë të mrekullueshme për të mësuarit: "Çdo njeri është pak gjeni. Por nëse dikush gjykon një peshk bazuar në aftësitë e tij se përse nuk mund të kapërcejë një pemë, do të jetojë gjithë jetën e tij duke besuar se është budalla."

Nëse fëmija juaj është mirë në matematikë, ka shumë mundësi që të bëhet i pari i klasës në këtë fushë. Për të qenë doktor i mirë nuk janë të nevojshme notat e larta në letërsi. Duke u përqendruar në temën e tij apo saj të preferuar, fëmija juaj do punojë gjithashtu edhe në disiplina të tjera. Mundohuni mos t'ia humbisni këtë mundësi fëmijës tuaj.

4. Vlerësoni arritjet e fëmijës suaj


4. Vlerësoni arritjet e fëmijës suaj

Kjo pikë është e diskutueshme pasi shumë specialistë besojnë që shpërblimi është një motivim fals dhe ka shumë mundësi që fëmijët të punojnë për hatër të shpërblimit. Sigurisht që nga ana tjetër të rriturit nuk shkojnë në punë për shkak të kënaqësisë.  Ne e dimë që marrin një pagë të mirë, dhe kjo është gjë e mirë për ne.

Nëse fëmija juaj e kupton që të studiuarit është në vetvete një gjë pozitive, kjo gjë do ta ndihmojë të jetë ndër më të mirët në shkollë.

5. Shqyrtoni personalitetin e fëmijës suaj


Shqyrtoni personalitetin e fëmijës suaj

Fëmijë të ndryshëm kërkojnë qasje të ndryshme, kështu që mos u shqetësoni nëse një teknikë e caktuar motivimi funksionon vetëmtek njëri prej fëmijëve tuaj. Jini të kujdesshëm dhe vështroni me vëmendje çdo detaj të karakterit dhe temperamentit të fëmijës suaj. Për shembull, fëmijët e mbyllur (introvert) dhe fëmijët e hapur (ekstrovert) kanë nevojë për qasje krejtësisht të ndryshme; fëmijët e mbyllur e kanë të vështirë të përqendrohen derisa të kenë një vend të qetë e të paqtë për të punuar.

Duhet t'i kushtoni vëmendje perjudhës kur fëmija juaj është më energjik dhe gazmor. Mos e detyroni fëmijën të bëjë detyrat e shtëpisë sapo të ketë ardhur në shtëpi. Zakonisht fëmijët kanë nevojë për një apo dy orë gjumë që të pushojnë.

6. Organizimi i arsyeshëm

 Një punë e mirë mund të motivojë mjaftueshëm. Shihni nëse tavolina e fëmijës është e rehatshme? Nëse është plot lodëra dhe letra, fëmija do ta ketë jashtëzakonisht të vështirë të bëjë detyrat e shtëpisë. Është e rëndësishme t'i lëvizni të gjitha çorientimet dhe joshjet.

Një tjetër faktor i rëndësishëm që motivon fëmijët është menaxhimi i duhur i kohës. Fëmija duhet të ketë mjaftueshëm kohë në përditshmëri për të bërë detyrat e shtëpisë. Nëse fëmija nuk arrin t'i bëjë detyrat e shtëpisë njëherësh, konsideroni mundësinë që ta ndani kohën e bërjes së detyrave në disa intervale. Kur vjen puna për projekte të mëdha, përdorni një kalendarë. Rutina do ta bëjë fëmijën të organizuar dhe të disiplinuar.

7. Flitni me mësuesen


7. Flitni me mësuesen

Është e rëndësishme që të keni marrëdhënje të mira me mësuesen e fëmijës. Takimet me prindër janë të detyrueshme, por mund të bëni edhe takime private me mësuesin për të diskutuar çështjet që ju shqetësojnë. Do keni një mundësi më shumë të shqyrtoni punën e fëmijës dhe të flisni për sjelljen e tij apo saj, për notat dhe për progresin.

Kur fëmijët nuk janë të interesuar të studiojnë, zakonisht mësuesit u bëjnë pyetje shtesë rreth rutinës së tyre të mësuarit dhe se çfarë u intereson. Të gjitha këto do bëjnë që fëmija të gjejë rrugën e duhur dhe të ketë ndihmë shtesë. Ndoshta fëmija jua influencohet nga fëmijë të tjerë në klasë, ndaj ka nota të ulëta. Kur dini më shumë rreth shkollës dhe klasës së fëmijës suaj, fëmija do jetë më i prirur që t'ju adresojë çdo shqetësim. Fëmijët e vlerësojnë përherë përfshirjen dhe shqetësimin e fëmijëve të tyre.

8. Zavitja e duhur

Bëni të mundur që fëmija juaj të përfshihet në ndonjë aktivitet. Përfshirja e fëmijëve në aktivitete kreative dhe në sporte u zhvillon atyre aftësi të reja, disiplinën dhe vetëvlerësimin. Fëmijët që janë aktiv fizikisht zakonisht janë më të motivuar, të përcaktuar dhe kanë sensin e bashkëpunimit në skuadër dhe të të menduarit pozitivisht.

Udhëtoni më shpesh me fëmijët tuaj. Udhëtimi përforcon shpirtin e aventurës, pasionin dhe të mësuar gjëra të reja dhe zhvillon kuriozitetin. Nëse qëndroni në shtëpi, shihni dokumentarë apo programe edukuese qëfëmijët të mësojnë diçka nga bota. Lojërat që zhvillojnë janë ndër mënyrat e duhura për t'i bërë fëmijët të mësojnë pa pasur ndjenjën e të studiuarit.

9. Përfshihuni në jetën shkollore të fëmijës

Pse është e rëndësishme? Kur fëmijët shohin që prindërit e tyre janë të përfshirë në jetën shkollore, ata janë më të etur për të ndarë eksperiencat e tyre me ju. Një ortakëri e arsyeshme mes jush dhe fëmijëve është shumë e rëndësishme për progresin e suksesshëm të fëmijëve. Prandaj zhvillohen edhe takimet me prindër. Nëse punoni si vullnetarë për të paktën një ditë në javë në klasën e fëmijës suaj, kjo do ishte bazë e mirë për të qenë sa më afër fëmijës.

Mund të kontribuoni në kompjutera, arte apo në të lexuar bashkë me prindër të tjerë. Ofroni asistencën tuaj kur shkolla organizon evente speciale. Sidoqoftë, është e rëndësishme që për fëmijën tuaj të keni kujdes të veçantë, dhe t'i trajtoni njëlloj të gjithë fëmijët.  Duke marrë pjesë në jetën e fëmijës suaj mundësohet zhvillimi i procesit së të mësuarit dhe i tërë komunitetit për shkak të ndihmës, angazhimit dhe bashkëveprimeve tuaja.

10. Qëndroni të qetë dhe optimistë

Kur një fëmijë prodhon rezultate të dobëta në studime, shumë prindër imagjinojnë të ardhmen e pasigurtë të tij. Thjeshtë për faktin se fëmija juaj kalon më shumë kohë në kompjuter se duke studiuar nuk do të thotë që nuk do ketë sukses në jetë. Frika dhe shqetësimi juaj është i kuptueshëm, por është jashtëzakonisht e rëndësishme të mos fokusoheni vetëm tek ndjenjat negative.

Hiqni dorë nga strategjitë e kontrollit përderisa nuk prodhojnë rezultate. Duhet të keni parasyshë që jeta nuk është e lidhur domozdoshmërisht me notat dhe shkollën. Veç studimit, fëmija juaj duhet të kryejë edhe aktivitete të tjera, si të luajturit me shokët e shoqet, të marrë pjesë në aktivitete apo ekipe të ndryshme etj. Kuptojeni dhe pranojeni fëmijën tuaj. Si do ta motivonit fëmijën tuaj që të mësonte më mirë?
Previous Post Next Post