Një substancë që gjendet tek brokoli dhe në të tjera zarzavate mund të zhvilloi sjelljen dhe simptomat sociale tek të prekurit nga autizmi, sipas një studimi të ri.
Ky kimikat njihet si sulforafan (sulphoraphane), dhe është e nevojshme që të prekurit duhet të konsumojnë sasi të konsiderueshme të këtij kimikati për të arritur nivelin optimal të dozës.
""Ekstrakti i produktit nuk gjendet në treg. Ekzistojnë ekstrakte të ngjashme me të që mund të merret në forma të ndryshme," thotë dr. Andrew W.Zimmerman.
Sulforafani gjendet në zarzavatet "cruciferous" si brokoli, lakra dhe lulelakra. Studimet e mëparshme kanë dëshmuar se në të gjenden disa lloj bakteriesh që mund të ngadalësojnë zhvillimin e kancerit.
Për këtë studim, kërkuesit ndanë në dy grupe 40 të rinj me autizëm të avancuar. Njërit grup iu dha për të konsumuar doza të ndryshme të ekstraktit të sulforafanit. Të tjerët morën një pilulë, që njihet si placebo.
Kujdestarët dhe disa studiues që nuk ishin në dijeni se kush kishte marrë brokoli dhe kush placebo, rankuan rregullisht sjelljet dhe ndërveprimet sociale të të prekurve. Ata gjithashtu i rankuan ata edhe një muaj pasi përfundoi studimi.
Të prekruti u rankuan mbi nervozizmin, lodhjen, lëvizjet e përsëritshme, hiperaktivitetin, komunikimin, motivimin dhe manerizmin.
Rezultatet ishin më të mira për 26 të rinjtë që kishin marrë sulforafanin, krahasuar me të tjerët që kishin marrë placebon, raporton Zimmerman dhe kolegët e tij në diskutimet e Akademisë Kombëtare të Shkencave, SHBA.
26 të rinjtë që kishin marrë sulforafane u gjykuan nga stafi i kujdestarëve të kishin përmirësuar sjelljen dhe ndërveprimet sociale. Ndërsa në grupin tjetër përmirësimi ishte fare i vogël.
Sulforafati nuk funksionoi për të gjithë njëlloj, por rreth 2/3 e grupit pësuan përmirësime të dukshme.
"Ne duhet të publikojmë rezultatet, po ashtu edhe prindërit. Ekzistojnë disa familje që mezi presin ta vlerësojnë punën tonë," thotë Zimmerman.
Sidoqoftë, shumë nga përmirësimet u zhdukën një muaj pas trajtimit.
Pjesëmarrësit në studim u monitoruan me kujdes dhe nuk vuanin nga temperatura.
"Grupi ynë ishte i interesuar në studimin e lidhjes mes marrjes amnore të zarzavateve "cruciferous" dhe reduktimit potencial të riskut të autizmit tek fëmijët," thotë Schmidt, i cili nuk u përfshi në studim.
"Nëse individët me autizëm ushqehen me këto zarzavate, do të kenë benefite," theksoi më tej ai.
Pritet që këto rezultate të replikohen përpara se të konfirmohen, dhe mund të rezultojë që këto ekstrakte specifike të brokolit të mos jenë më efektivet për njerëzit me autizëm, tha Zimmerman.
"Nevojiten studime të tjera për të vlerësuar nëse kjo lidhje do jetë e njëjtë edhe për të rinjtë dhe femrat; gjithashtu nevojiten studimet të tjera për të përcaktuar nëse kjo mund të ndikojë në paarndalimin e autizmit," tha Schmidt.
Në këto momente janë duke u bërë edhe disa teste të tjera klinike me sulfofanin, që kanë synim ekzaminimin e astmës, prostatës, kancerit dhe skicofrenisë, sipas Clinicaltrials.gov /newsmax/

Tags
Shkencë