9 aktorë me famë botërore që janë Ateistë

 Feja është pjesë e kulturës në thuajse të gjitha vendet e globit. Sidoqoftë, jo të gjithë besojnë se Zoti ekziston. Disa janë ateistë të patundur që nuk besojnë tek një forcë e mbinatyrshme, të tjerë identifikohen si agnostik që me një mënyrë më të sofistikuar nuk besojnë nëse Zoti ekziston. Disa njerëz pretendojnë se janë më shpirtërorë dhe bëjnë shumë joga.

Por ekzistojnë edhe njerëz të famshëm që nuk besojnë se Zoti ekziston, të cilët ndahen në dy kategori kryesore, artistët dhe rrepistët.

Në vijim po paraqesim një listë ateistësh të disa aktorëve më të famshëm botërorë.

Keira Knightley


Keira Knightley

"Nëse nuk do të isha ateiste, nuk do t'ja dilja në asgjë. Thjeshtë do kërkoja të falur, dhe do më falnin," ka thënë në një intervistë Knightley.

Angelina Jolie


Angelina Jolie
Në vitin 2000, Angelina Jolie deklaroi: "Nuk është e nevojshme të ketë një Zot për mua. Ekziston diçka tek njerëzit që është shpirtërore. Nuk e ndjejë që t'i bëj gjërat për shkak se njerëzit e thonë një gjë të tillë, por nga ana tjetër nuk e di me të vërtetë nëse është gjë e mirë që thjeshtë të mos besosh në asgjë".

Brad Pitt


Brad Pitt

Ish bashkëshorti i Jolie, Brad Pitt, në vitin 2009 ka thënë: "Jam 20% ateist dhe 80% agnostik. Nuk besoj se e di njeri. Do ta gjeni kur të shkoni atje, deri atëherë nuk ka arsye që të mendoj për këtë".

Jodie Foster


Jodie Foster

Në një intervistë të vitit 2007, Foster pat deklaruar, "Jam ateiste por absolutisht që e dashuroj fenë dhe ritualet. Megjiëse nuk besoj në Zot, ne festojmë çdo fe në familjen tonë e fëmijët".

Julianne Moore




Në vitin 2002, iu përgjigj pyetjes se "nëse do ekzistonte parajsa, çfarë doje që të të thonte Zoti në portën e perlave. Ajo u përgjigj: "Besoj se e keni gabim. Unë ekzistoj!"

Morgan Freeman


Morgan Freeman

Në vitin 2012, pasi u pyet nëse besojnte se Zoti ishte një shpikje, Freeman u përgjigj: "Po. A ka parë ndonjeri këshilla fë forta? Ajo çfarë kemi janë teori nga profetët e hershëm. Tani, njerëzit që besojnë se Zoti ka bërë që të besojmë se toka është më e lashtë se 6,000 vjet. Pra, mendoj se është çështje besimi."

Hugh Hefner

Julianne Moore

Në vitin 2012, Hefner shkruajti një editorial, "Kur feja dikton mbi arsyen, mos prit logjikë nga ligjet e tua".

Javier Bardem



Gjysma tjetër e Penelope Cruz, ka thënë: "Gjithnjë kam besuar se Zoti nuk ekziston, besoj tek Al Pacino".

Daniel Radcliffe


Daniel Radcliffe

Radcliffe ka pranuar në një intervistë të vitit 2009 që, "Jam ateist por jam shumë i qetë. Nuk e predikoj ateizmin tim por kam shumë respekt për njerëz si Richard Dawkins, i cili e predikon."
Previous Post Next Post