Truri njeriut është objekti më i sofistikuar në univers. Në çdo çast me miliona mesazhe qarkullojnë përmes sistemit tonë nervorë, duke i mundësuar trurit që të marrë, përpunojë, rezervojë dhe t'i dërgojë informacione të gjithë trupit.
Truri është shumë më i aftë seç mendojmë. Thjeshtë mendoni për një moment për të gjitha gjërat që ka arritur njeriut. Që nga rrota primitive tek pallatet shumëkatëshe e deri tek mikroçipet mikrospopike.
Truri funksionon si një orë, gjeneron më shumë impulse elektrike për një ditë sa të gjithë celularët e botës. Ne kemi miliarda qeliza mikroskopike që ndërveprojnë me njëra-tjetrën me një ndryshueshmëri prej 1 + 800 zero herë.Truri ynë shpenzon lehtësisht më pak energji se një dritë frigoriveri, rreth 12 volt. Gjatë ditës truri shpenzon sasi të njëjtë energjie me një çokollatë të vogël, rreth 230 kalori. Truri zë vetëm 2% të peshës trupore por shpenzon rreth 20% të energjisë së trupit. Truri ka nevojë për një të dhjetën e një kalorie vetëm për të mbijetuar. Truri konsumon rreth 10 herë më shumë energji se sa e gjithë pjesa tjetër e trupit për gram për ind. Pjesa më e madhe e kësaj energjie shkon për mirëfunksionimin e tij.
Pra, duke qenë se kemi tru kaq të fuqishëm, përse nuk jeni të aftë për çdo gjë? Përse disa prej nesh janë të shkujdesur? Përse disa prej nesh e kanë të vështirë të lexojnë hartat? Padyshim, që me gjithë atë energji elektrike që çlirohet brenda kokës tonë, nuk mund të përballemi me gjithë këto vështirësi?
Mendoni për trurin si një ekspozitë të zhurmshëm me një sërë objektesh që të joshin dhe tërheqin vëmendjen, çdo gjë përfaqëson një pjesë të veçantë të trurit, dhe mendojini njerëzit si qeliza mikroskopike nervore apo neurone. Tani popullariteti i këtyre joshjeve të ndryshme priret të ndryshojë nga njëra ekspozitë në tjetrën; një ekspozitë mund të tërheqë vëmendjen e më shumë njerëzve se një ekspozitë tjetër. Në termat e trurit, "joshjet popullore", jenë pjesë të trurit me aktivitet të lartë të qelizave nervore, dhe kështu priren të jenë më të zhvilluara. Ky zhvillim ndihmohet konsiderueshëm nga lloji i edukimit që marrim në shkollë. Një person mund të jetë më i zoti të lexojë harta, një tjetër më kreativ, ndërsa një tjetër më analitik. Sigurisht që kjo është një analogji vrazhdë pasi pjesë të ndryshme të trurit funksionojnë bashkë për më të shumtën e punëve, dhe disa pjesë specifike të trurit dominojnë. Me pak fjalë, është çështje shkollimi dhe gjenesh. Kështu që mos e qortoni shumë veten nëse nuk jeni të aftë në matematikë apo në gjuhët e huaja. Ka shumë mundësi që të shkëlqeni në një fushë tjetër.
Tags
Shkencë