RENEA godet grupin e grabitësve me dhunë në Shkodër

RENEA godet grupin e grabitësve me dhunë në Shkodër
Një operacion “blic” është zhvilluar sot në orët e para të mëngjesit nga FNSH-ja dhe RENEA në qytetin e Shkodrës.

Policia ka sekuestruar 2 pistoleta dhe një automatik si dhe Janë shoqëruar dhe arrestuar disa persona që dyshohet se kanë kryer vjedhje dhe grabitje me dhunë. Operac ioni u krye në bashkëpunim me policinë belge dhe zvicerane.

Prokuroria dhe Policia e Shtetit kanë dalë në një deklaratë të përbashkët, duke theksuar: “Goditëm një grup të strukturuar kriminal, që kryente vjedhje dhe grabitje me dhunë. Janë arrestuar shtetas shqiptarë dhe të huaj”.


Sipas burimeve të policisë, forcat speciale kanë zhvilluar kontrolle për armëmbajtje pa leje dhe municion në disa banesa në lagjen “Dudas”. Bëhet fjalë edhe për kontrolle ndaj personave me precedentë penalë, të cilët dyshohet se janë autorë të ngjarjeve të fundit kriminale në qytetin verior.

Burime të rezervuara nga policia, po ashtu bëjnë me dije se kontrolli i forcave speciale do të vazhdojë edhe në lagje periferike të Shkodrës, ku dyshohet se në disa banesa të tjera ka armë pa leje dhe municione luftarake./Shqip/.
Previous Post Next Post