Në Serbi një biletë për ndeshjen me Shqipërinë shitet shumë herë më lirë se një biletë në Shqipëri për ndeshjen me Danimarkën. Mjafton të ndalemi vetëm tek çmimet e biletave për ndeshjet e Kombëtares.
Kështu, bileta më e shtrenjtë për ndeshjen e sotme përballë Shqipërisë, është 1000 dinarë, ose 9 euro. Krejt ndryshe ndodhi në Elbasan, kur në ndeshjen me Danimarkën bileta më e shtrenjtë shkoi 100 mijë lekë të vjetra, ose 70 euro.
Në ndeshjen e Elbasanit, bileta për të qenë në stadium prapa portave ishte 7 euro, ndërsa në Serbi është vetëm 2.5 euro. Këto fakte i bën të ditura gazetari i Neës24, Artan Hoxha që do të ndjekë se afërmi ndeshjen në beograd, ku do të luajë kombëtarja jonë.
“Meqë sot në mbremje do jem në stadiumin e Partizanit të Beogradit, gati një vit pasi kam parë aty takimin për Europa League FK Partizan- Neftci Baku 0-0, po u shuaj një kuriozitet me çmimin e biletave. Në ndeshjen e Elbasanit, ditën e shtunë, në stadiumin me kapacitet 12.600 vende, çmimi i biletave varionte nga 70 euro (100.000 leke), 57 euro (80.000 lekë), 43 euro (60.000 lekë), 21 euro (30.000 lekë) 15 euro (20.000 lekë) e deri më e lira 7 euro (10.000 leke) pas portave. Në Beograd për ndeshjen e sotme, në stadiumin Partizani me kapacitet 32.710 vende ka vetëm tre lloje biletash, në tribunë 1000 dinare (9 euro), karshi 800 dinare (7 euro) dhe pas portave 400 dinare (2.5 euro)...besoj nuk ka nevojë për koment...Federata Serbe nuk ditka fare të menaxhojë ndeshjet e skuadrës kombëtare të bëjë ndonjë pare xhepi”, shprehet Hoxha. /balkanweb/.