Gjeopolitika e ndeshjes Shqipëri-Serbi dhe trajtimi nga mediat ndërkombëtare

Gjeopolitika e ndeshjes Shqipëri-Serbi dhe optika e mediave ndërkombëtare
Nga Marion Mardodaj
Mund të duket e çuditshme, por një ngjarje e vetme futbolli mund të nxjerrë në pah ndjenja pro apo kundër Shqipërisë që mund të pasqyrohen përmes gazetave ndërkombëtare, dhe njëkohësisht pro apo kundër Europës së Bashkuar. Çdo gazetë ka politikat e saj editoriale duke nxjerrë kështu në pah politikat dhe orientimin e saj gjeopolitk, apo duke reflektuar nëse paguhet apo financohet nga shërbimet sekrete ruse ose antieuropiane. Kështu që jo të gjitha mediat ndërkombëtare e kanë pasqyruar objektivisht incidentit e djeshëm, ku një pjesë e tyre ishin fokusuar më shumë tek aeroplani lodër se sa tek elementet e dhunës në tërësi.


Dihet tashmë që dy ditë pas ndeshjes Shqipëri-Serbi, Beogradi do vizitohej nga presdenti Rusisë Vladimir Putini, po ashtu janë të qarta sentimetat proruse të Serbisë. Nuk duhet të harrohet që Serbia është ndër shkaktaret kryesore e dy Luftërave Botërore më të përgjakshme që ka njohur ndonjëherë historia e njerëzimit, dhe se Putini dhe Rusia ka përkrahës në Europë, siç ka edhe në Shqipëri; përkrahësit më të zakonshëm në Shqipëri të rusëve janë një pjesë e ortodoksëve, që nuk janë shqipëtarë apo nuk u pëlqen të identifikohen si shqipëtarë, si një pjesë e minoritetit grek apo të vllehëve. Nuk është krejt rastësi që Këshilli i Bankës së Shqipërisë ku u vodhën mbi 7 miliardë lekë të përbëhej nga shumica ortodoksë dhe disa joshqipëtarë - mund të përcaktohen si joshqipëtarë edhe për shkak se i kanë bërë një dëm shumë të madh shqiptarëve. Përflitet që në kuadër të doktrinës komuniste (ku të gjithë duhet të jetonin në barazi totale), Stalini i ka dërguar një letër Enver Hoxhës, ku i sugjeronte që rreth 40% e bllokmenëve dhe elitës komuniste duhet të ishin ortodoksë dhe mundësisht joshqipëtarë. Duket se Enveri e zbatoi urdhrërin, pasi një pjesë e mirë e kësaj fashe komunistash (që në fakt nuk janë komunista por as vetë nuk e dinë se ç'janë) janë përhapur tashmë në të gjitha partitë dhe institucionet dhe e lëndojnë vazhdimisht Shqipërinë, janë shumë të vëmendshën ndaj çdolloj lëvizjeje të sinqertë patriotike, nuk mungojnë në çështjet dhe mitingjet që lidhen me çamët. Franceskanët, priftërinjtë katolikë, priftërinjtë patriotë ortodoksë shqiptarë dhe hoxhallarët që zotëronin dijen, u vranë dhe u persekutuan, duke u zëvendësuar me "njeriun e ri" të mentalitetit ortodoks të hibridizuar dhe porositur nga Stalini.

Gjithsesi le të kthehemi në çështjen tonë. Europa është në konflikt me Rusinë për shkak të Ukrainës, që do të thotë se është në konflikt gjithashtu me Europën dhe Amerikën e Veriut, Lituania po ashtu - e cila është në kufi me Rusinë - e ka rritur nivelin e vigjilencës së ushtrisës së saj për shkak të frikës nga një agresion i mundshëm i Rusisë. Dje në Beograd tifozët serbë dogjën flamurin e NATO-s duke reflektuar dëshirën për të qëndruar në gjirin dhe mentalitetin e Rusisë.

Disa detaje rreth incidentit të djeshëm
Tencionet shqiptaro-serbe dhe masakrat serbe të shqiptarëve janë ndërkombëtarisht shumë të qarta. Fansat shqiptarë nuk u lejuan të ndiqnin Kombëtaren e tyre. Autoritetet serbe deklaruan që do të arrestonin çdo person që do të valëvisë Flamurin e Shqipërisë. Gjatë kohës që u këndua Himni Kombëtarë i Shqipërisë, ultranacionalistët serbë ulërisnin dhe e vërshëllenin me sa fuqi kishin. Për aq sa u luajt futboll, tifozët ultranacionalistë serbë ulërisnin "Vritini, Vritini, Shqiptarët" dhe herë pas here hidhnin sende të forta në stadium. Stadiumi ishte i mbushur përplot me banderola ultranacionalistë serbe ku shkruhej "Kosova është Serbi", por edhe banderola që bënin fjalë për Kroacinë dhe Bosnje Hercegovinën. Në minutën e '42 mbi stadium u valëvit Flamuri i viseve shqiptare me fotot e Ismail Qemalit dhe Isa Boletinit. Në këto kushte ultranacionalistët serbë u acaruan dhe filluan të hidhnin me breshëri sende të forta në fushë, disa prej tyre u futën në fushë dhe goditën me sende të forta lojtarët e Shqipërisë. Në këto rrethana ndeshja u bë e paluajtshme për lojtarët shqiptarë të lënduar fizikisht dhe rrënuar psikologjikisht. Nuk mund të përjashtohet mundësia që vetë serbët apo shërbimet sekrete ruse të kenë dorë në ngjarjen e djeshme në irritimin e publikut dhe manipulimin e ultranacionalistëve serbë, po të kemi parasyshë që publikut rus u shpërlahet truri 24 orë në ditë nga mediat ruse; aq shumë u shpërlahet truri, saqë para disa muajsh gazetarja e "Rusia Today" ma bazë në Londër, Sara Firth, dha dorëheqjen duke deklaruar qartë: "Nuk mund të mashtroj më!"

Duhet të kemi parasyshë që ndeshja dhe incidenti i djeshëm nuk është vetëm çështje 3 pikësh, por është një luftë mediatike botërore për imazh dhe për ta prezantuar ndeshjen sa më qartë, ku mediat shqiptare nuk duhet të reshtin të faktojnë e të thonë të vërtetat.

Disa këndvështrime të gazetave ndërkombëtare rreth incidentit të djeshëm
Duhet të theksojmë që shumica e gazetave janë marrë me aeroplanin lodër dhe nuk i kanë kushtuar vëmendje të veçantë elementëve të dhunës nga ana e serbëve. Sa për gazetat greke, serbe dhe maqedone joshqiptare nuk është e nevojshme të flitet për shkak se janë në konflikt direkt interesi për shkak të hartës.

Skysports1: Është një platformë e blerë nga anglezët. Si gazetë online është në vendin e 952 në botë për nga shikueshmëria sipas "Alexa", që është një platformë që mat shikueshmërinë. E sheh incidentin tek flamuri. E konsideron nxitës flamurin për rajonin e Ballkanit.

Nga fundi i artikullit përmend pak historinë e konflikteve mes dy shteteve. Video që ajo ka shfaqur nuk lejohet të shihet nga Shqipëria. Paraqet foton e Mitroviçit që rrëmben flamurin. Në fund e mbyll me përgëzimin e kryeministrit Rama.

Duket qartë që gazeta nuk ka dashur ta analizojë më në detaje ngjarjen, por është bazuar në elementët sipërfaqësorë dhe në informacione të marra nga mediat e tjera.

The Mirror: Gazetë angleze e 510 në botë për nga shikueshmëria online. Në faqen e saj nuk ka shumë reklama, kështu që mund të dyshohet se merr financime nga burime të tjera (duhet të kemi parasyshë që shumicën e vendeve perëndimore gazetat mbahen vetëm nga reklamat, jo si këtu ku Aleksandri i madh Frangaj merr 7 milion euro nga institucionet shtetërore dhe u hedh ndonjë halë gazetarëve që rropaten gjithë ditën - hala është përgjegjësia për lajmet që botojnë). E trajton artikullin mbi incidentin në favor të Serbisë. Në fillim bën një lustrim për përgatitjen e policisë serbe, më pas merret me flamurin. Si duket është munduar të gjejë foto ku lojtarët shqiptarë kanë ngritur dorën për vetëmbrojtje kundër ultranacionalistëve serbë, pasi ka postuar një foto të Lilës apo Canës duke goditur ultranacionalistin që goditi me karrige Balën. Diku nga fundi e përmend faktin që serbët thirrnin "Vritini Shqiptarët".

Daily Mail: Gazetë prestigjioze e botës angloamerikane, e 92 në botë për nga shikueshmëria online. Ka mjaftueshëm reklama të adsense në faqen e saj (duhet të kemi parasyshë që adsense i paguan në mënyrë dinjitoze botuesit online në bazë të reklamave). Daily Mail është munduar ta trajtojë sa më objektivisht lajmin. Kjo gazetë thekson që në fillim që fansat shqiptarë nuk janë lejuar të ndjekin kombëtaren e tyre në Beograd. Mail flet më shumë me foto në artikullin mbi incidentin (duhet të kemi parasyshë që një foto mund të përçojë suksesshëm rreth 70 % më shumë informacion se çdo raportim, sado i saktë të jetë; për më tepër rreth vizuales dhe gjuhës së trupit lexo librin "Maska, Gjuha e Trupit: Zëri i Gjesteve; 2013, Marion Mardodaj). Mail si fillim paraqet foton e ultranacionalistit serb që godet me karrige Balën, një foto që pasqyron dhunë serbe që në fillim të ndeshjes. Më pas paraqet Flamurin, dhe kështu me radhë.

BBC: Është një media prestigjioze ndërkombëtare, e 140 në botë për nga shikueshmëria online. BBC i bën një qasje më me këmbë në tokë incidentit. BBC pasqyron shkurtimisht një histori të shkurtër të marrëdhënjeve të tencionuara mes Serbisë dhe Shqipërisë, duke theksuar që në krye të herës se këto lloj ndeshjesh janë përherë të tencionuara dhe se tifozët shqiptarë u ndaluan të shkojnë në stadiumin e Partizanit të Beogradit. Më pas BBC trajton çështjen e aeropanit lodër, dhe kështu me rradhë.

The Independent: Gazetë e respektuar angleze, e 480 në botë për nga shikueshmëria online. Ka mjaftueshëm reklama në faqen e saj, çfarë mund të justifikohet me të vërtetë titulli kësaj gazete, që në shqip përkthehet "E Pavarura", që do të thotë se merr lekë vetëm nga reklamat. Edhe çështjen e incidentit në Beograd është munduar ta trajtojë sa më objektivisht të mundet. Si fillim ka pasqyruar foton e ultranacionalistit serb që godet me karrige në kokë Balën, e më pas merret me flamurin.

Gjeopolitika e FIFA-s në vendimet mbi incidentin
Nga shumë analistë dhe gazetarë përflitet që FIFA po gatuan diçka kundër Shqipërisë, po mundohet të fshehë apo reduktojë atë që bota pa me sy dhe me figurë.

Presidenti i FIFA-s, Sep Blater ka lindur në Zvicër, një shtet kuzhinetë mes Gjermanisë dhe Francës, që i mbijetoi kohërave për shkak të konflikteve të të tjerëve. Interesi bazik ekzistencial i Zvicrës në aspektin gjeopolitik është që në Europë të ketë konflikte relativisht jo të mëdha. Kjo i siguron Zvicrës statusin aktual si një depo floriri dhe parashë, dhe e bën atë ndër vendet më të pasura në botë. Nuk është rastësi që dy personazhet që kanë njollosur ndërkombëtarisht Shqipërinë, Kosovën dhe luftëtarët e UÇK-së, Karla Del Ponte dhe Dik Marti, kanë lindur në të njëjtin qytet, - Lugano - ku gjuha serbe vjen e treta pas gjermanishtes për nga e folura - kjo hedh dyshime se mund të jenë rekrutuar nga agjenturat ruse apo serbe. Këta personazhe të paskrupullt e njollosën Shqipërinë pikërisht pak kohë pasi Shqipëria ishte shpallur si 10 ndër vendet më magjepsëse të botës nga Lonely Planets për nga potenciali turistik.

 Blatter ka lindur në Valais, në kantonin francez ku flitet frengjisht. Po ashtu edhe presidenti i UEFA-s Mishel Platini është francez dhe frengjishtfolës; shqetësimi i tij i fundit se "po sikur të kishte bombë atomike në aeroplanin lodër ku valëvitej Flamuri, tregon qartë që ai e ruan sentimentalizmin prorus. Platini nuk e di që bomba atomike kanë vetëm Rusia, Amerika, Koreja e Veriut dhe Irani. Dihet botërisht që Franca ka një afeksion për Rusinë dhe rrjedhimisht për Serbinë. Ky afeksion apo sentiment zë fill në Luftërat Napoloniane dhe vijon me Revolucionin Francez që në thelb ishte komunist. Ky sentimentalizëm u reflektua më së miri së fundi kur një ndër aktorët më me famë në Francë që ka luajtur shumë filma të perjudhës së kohës së Napoleonit, Zherar de Pardie, u konvertua në shtetas rus, duke hequr dorë nga shtetësia franceze - sigurisht për arsye ekonomike, por ky konvertim ka një domethëje të thellë të ëndërrave të tij kur luante filma mesjete. Kjo do të thotë që ai e sheh Rusinë si një atdhe të dytë - pasi ka edhe vende të tjera ku mund t'i shpëtohet taksave franceze. Shumë autorë, biografë e shkrimtarë francezë e rusë, më shumë kanë shkruar për cajin mbi lumë që ka pirë Cari Aleksandër i Parë me Napoleon Buonapartin, se sa për aspektet dhe pasojat e luftërave.

Në këtë kontekst, dyshimi i shumë gazetarëve dhe analistëve se FIFA mund të gatuajë diçka kundër Shqipërisë është real, i cili bazohet totalisht në sentimentalizmat proruse e proserbe napoleoniane dhe të Komunës së Parisit të reflektuara nga frankofonët në krye të FIFA-s.
Previous Post Next Post