Ndeshja Shqipëri-Serbi: Federata serbe i pranon tifozët shqiptarë


Ndeshja Shqipëri-Serbi: Federata serbe i pranon tifozët shqiptarë


Me anë të një njoftimi për shtyp, Federata serbe e Futbollit ka pranuar kërkesën e palës shqiptare për t’i vënë në dispozicion tifozerisë shqiptare 5 përqind të biletave, për ndeshjen që do të zhvillohet më 14 Tetor në Beograd, mes Serbisë dhe Shqipërisë.


“Federata shqiptare e Futbollit merr përgjegjësinë e plotë për sjelljen e tifozerisë së saj. Në përputhje me legjislacionin e Republikës së Serbisë, Federata serbe e Futbollit do të kërkojë nga pala shqiptare informacion për çdo person, që do të pajiset me biletë për këtë ndeshje”, – thuhet në njoftimin e Federatës serbe të Futbollit.

Më tej, Federata serbe bën të ditur se gjatë ditëve në vijim do të kryejë takime me autoritetet përkatëse, për të mundësuar organizimin sa më të qetë dhe pa incidente të ndeshjes Serbi-Shqipëri..
Previous Post Next Post