Nuk kanë të sosur skandalet seksuale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Dy mësuese të një gjimnazi në Luiziana akuzohen për abuzim seksual me një të mitur.
Sipas “Huffington Post”-it mësueset akuzohen se kanë abuzuar seksualisht më një nxënësin e tyre 16-vjeçar, pas një ndeshje futbolli në fillim të muajit shtator.
Të akuzuarat Shelley Dufresne, 32 vjeçe, dhe Rachel Respess, 24 vjeçe, janë takuar me nxënësin më 12 shtator dhe më pas e kanë ftuar atë tek apartamenti i Rachel Respess, ku edhe kanë kryer marrëdhënie seksuale.
Nxënësi u ka treguar për këtë edhe shokëve të tij, duke pretenduar madje se disa prej skenave i ka regjistruar edhe në video nëpërmjet telefonit të tij.
Pasi ka mësuar për ngjarjen, policia ka vënë në pranga mësueset gjatë kësaj jave.
36-vjeçarja Dufresne, nënë e tre fëmijëve, ka dalë nga burgu ditën e martë kundrejt një pagese prej 200 mijë dollarësh dhe aktualisht ndodhet në arrest shtëpie./the Albanian/
Tags
E çuditshme