Ndërpritet pas një incidenti ndeshja Shqipëri-Serbi, pritet fitore e kuqezinjve në tavolinë

Ndeshja Shqipëri-Serbi në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian të Futbollit më 2016, e cila u mbajt në Beograd është pezulluar në minutat e fundit të pjesës së parë të lojës, për shkak të tensioneve në stadium.

Gjatë ndeshjes, e cila po zhvillohet pa tifozët e kombëtares shqiptare, me rekomandimin e Federatës Evropiane të Futbollit, arbitri vendosi t'i largojë lojtarët e të dyja ekipeve.

Në stadiumin Partizan të Beogradit, zbarkuan forca të shumta të sigurisë, por pas një pritjeje më të gjatë, ndeshja u ndërpre edhe zyrtarisht, me udhëzimin se "informacionet më të hollësishme do të pasojnë".


Ndonëse tensionet ishin të pranishme që nga fillimi i ndeshjes, ato kulmuan në kohën kur një lojtar i kombëtares serbe hodhi poshtë flamurin kombëtar shqiptar, i cili valëvitej përmes një avioni lodër të telekomanduar.

Kjo ka nxitur reagimin e lojtarëve të kombëtares shqiptare, dhe incidenti u pasua me ndërhyrjen e një numri tifozësh serbë në stadium.

Sipas mendimeve të shumë ekspertëve të futbollit bazuar në rregolloren e FIFA-s, pritet që ndeshja të shkojë në favor të kombëtares Kuq e Zi..
Previous Post Next Post