Nga Victor Lipman |
Ashtu si një sërë menaxherësh mund ta kuptojnë, që në menaxhim nuk ka zgjidhje tjetër veçse të merresh vesh me karakteret e njerëzve. Disa njerëz janë të motivuar së brendshmi, të tjerë nuk janë. Pas një përdoje disadekadëshe në menaxhim, kam mësuar disa gjëri se si mund të punohet me ata që nuk janë të motivuar.
Për hir të artikullit do supozojmë se disa punonjës janë arsyeshëm të talentuar - që do të thotë se kanë aftësitë e nevojshme për të performuar suksesshëm në punën e tyre (Nëse nuk i kanë, do të thotë që nuk kanë as aftësitë dhe as motivimin, këtu zgjidhja e menaxhimit është e thjesthë: ata nuk duhet të ishin në punë, dhe këtu është menaxheri që duhet ta shohë këtë gjë). Por në shembullin tonë do supozojmë se ata mund ta bëjnë punën. Roli menaxherit është të lëvizë levat e duhura që i bën ata të duan të punojnë.
Njihuni me punonjësit në nivelin individual
Për të shpresuar në motivimin efektiv dhe për të gjetur çelësin e psikikës së tyre, duhet të dini disa gjëra për punonjësit tuaj dhe se përse nuk punojnë me të gjithë potencialin e tyre. Çfarë do të thotë që të qëndrosh midis aftësisë dhe ekzekutimit? Sa më shumë të dini, aq shumë rriten mundësitë për të zbuluar se çfarë i nxit ata. Janë paratë, elasticiteti, rritja, prestigji, mirënjohja, marrëdhënjet në punë etj? Cili aspekt i ambjentit të punës u duket demoralizues dhe frustrues? Të menaxhuarit njohuritë e të tjerëve, do të thotë fuqi.
Jini të ndërgjegjshëm për dinamikën personale dhe të skuadrës
Kam zbuluar shpesh se për shkaku për punonjësit e pakënaqur ka qenë karakteri i marrëdhënjeve të pozicionit të punës, dhe kjo mund të bëjë diferencën mes frustrimit dhe angazhimit, mosangazhimit dhe produktivitetit. Studimet po ashtu e konfirmojnë këtë gjë. Kompozimi i skuadrës ka rëndësi. Gjatë një projekti, bashkimi i punonjësve ma kolegët që duan dhe punojnë mirë, do të ishte një lëvizje e zgjuar dhe konstruktive. E kuptoj që menaxhimi shpeshherë nuk e ka këtë elasticitet. Por shpesh e ka - duhet të jeni fleksibël.
Ngarkoni detyra që joshin
Karakteri dhe natyra e një detyre mund të bëjë një diferencë të madhe me mënyrën se si dikush i qaset. Nëse mund të gjeni pozicionin e përshtatshëm që i përshtatet personit, rezultatet mund të jenë surprizuese. Sërish, e kuptoj që opsionet e menaxhimit janë të limituara. Por ndonjëherë nuk janë edhe aq të limituara sa mund të mendohet. Mbase do ishte më mirë të diskutonit me punënjësin tuaj se çfarë do ishte më me interes për të; shpesh nuk do të jeni në gjendje të merrni përgjigjen e saktë nëse nuk bëni pyetjen e saktë.
Deklaroni qartë pritshmëritë tuaja
Rregulli një në biznes: Nuk mund të merrni diçka pa dhënë diçka. Si kompensim të vëmendjes që ju keni ndaj punonjësit, duhet të keni pritshmëri të qarta. Një pikë kyçe e menaxhimit është të përballeni direkt me çështjet e vështira që lidhen me pritshmëritë (Çfarë janë dhe cilat pika janë të rëndësishme që duhen bërë të qarta dhe që lidhen me performancën. Çfarë është e pranueshme dhe çfarë jo. Dhe sigurisht që performanca e pamotivuar nuk është. Qartësia është përherë aleati më i fuqishëm i performancës së mirë.
Sigurisht që nuk ka rrugë të pagabueshme për të motivuar të pamotivuarit, por ekzistojnë mënyra që mund të shkojnë në interes dhe rrisin performancën tuaj dhe të kompanisë. Dhe në këtë botë që jetojmë, ku studimet tregojnë që 7 deri në 10 përqind të punonjësve janë të pamotivuar dhe të paangazhuar, do ishte më mirë që menaxhimi të ishte përherë i motivuar./Forbes/
Tags
lidership