Lidhja Socialdemokrate e Vojvodinës kërkon nga shteti serb që t’i mbrojë të gjithë qytetarët.
“E nëse policia nuk është në gjendje të mbrojë qytetarët e pafajshëm dhe të ndershëm të këtij shteti, le të gjendet xhandarmeria dhe ushtria në rrugë”, citohet nga FoNet të ketë rekomanduar kryetari i LSV Nenad Çanak.
Ai ka shtuar se nëse këtë nuk mund ta bëjë shteti “atëherë anëtarët e LSV do t’i ruajnë fqinjët e vet”.
Vuçiq reagon me vonesë
Kryeministri i Serbisë Aleksandër Vuçiq u prononcua sot për incidentet në Serbi, ku një furrë nën pronësinë e shqiptarëve u dogj dhe disa dyqane u sulmuan, menjëherë mbas ndeshjes mes Serbisë dhe Shqipërisë.
Vuçiç deklaroi se do të mbrohet çdo pronë e qytetarëve dhe se autoritetet do të “reagojnë me forcë” në raste të tilla.
“Ne nuk duhet të veprojmë si shqiptarët provokues që atë natë u përpoqën të provokonin një incident, t’i vinin zjarrin gjithë Serbisë dhe të sillnin destabilitet në rajon”, tha Vuqiç RTS.
Kryeministri u shpreh se detyrimi i Serbisë është të garantojë sigurinë e të gjithëve.
“Këta janë qytetarët tanë që punojnë dhe paguajnë taksat rregullisht, dhe ne do të garantojmë sigurinë e plotë të tyre”, tha Vucic.
Vetëm një serb i arrestuar për shtatë djegie të lokaleve shqiptare në Serbi
Sekretari shtetëror i MPB të Serbisë Beograd Aleksandar Nikoliq ka deklaruar se policia serbe ka arrestuar një person për shkak të sulmeve dyqanet e shqiptarëve në Serbi.
Ai ka shtuar, njofton B92, transmeton Koha.net po punohet intensivisht në zënien e aktorëve të tjerë.
Por ky intensifikim deri më tash ka rezultuar me vetëm një të arrestuar për shatë lokale të djegura e të demoluara në Serbi në pronë të shqiptarëve pas ndërprerjes së ndeshjes Serbi – Shqipëri më 14 tetor në Beograd në minutën 42./nacional/
Gjeografia e Vojvodinës
Vojvodina është zyrtarisht një krahinë autonome në veri të Serbisë me një popullsi prej dy milion njerëzish, jetojnë çerek milion hungarezë dhe rreth 2500 shqiptarë. 1.4 milion praktikojnë fenë ortodokse, 388 300 fenë katolike, 72 000 protestane, 8 000 fenë myslimane etj. Vojvodina zë një sipërfaqe të përafërt me atë të Maqedonisë me rreth 21 000 kilometra katrorë. Po t'ia heqim Serbisë sipërfaqen e Vojvodinës, ajo reduktohet në rreth 56 000 klm katrorë, përafërsisht sa Shqipëria, Kosova dhe Ilirida bashkë.
Pak Histori
Vojvodina në pejudhën para Krishtit dhe deri në shekujt 6-7 pas Krishtit ka qenë e banuar nga ilirët dhe trakët. Me pas ekzistojnë perjudha dyndjesh dhe pushtimesh të ndryshme përfshirë ato sllave, bullgare dhe magjarët. Ka qenë pjesë e Hungarisë dhe Habzburgëve nga shekulli 12 e deri në shekullin e 18, kur Habzburgët u shpërbënë. Po ashtu edhe popullsia ka qenë kryesisht e dominuar nga popullsia hungareze. Mbetet një territor i diskutuar, por që momentalisht gëzon autonomi.
Në vitin 1918 u përfshi në perandorinë Serbo-Kroato-Sllovene, kur filloi të rritet gradualisht popullsia e serbëve në këtë rajon duke arritur në shifrën që aktualisht ka.
Tags
Ballkani