Karolos Papuljas: "Marrëdhënjet e Turqisë me BE-në kalojnë nga Qipro greke"




Presidenti i Greqisë, Karolos Papulias ka paralajmëruar Turqinë që marrëdhënjet e saj me BE-në kalojnë nga qeveria e Qipros. Qipro, e cila u ndihmua nga Greqia për t'iu bashkaur BE-së, ka bllokuar vazhdimin e negociatave mes BE-së dhe Turqisë.

"Marrëdhënjet e Turqisë me BE-në duhet të kalojnë nga Nikosia," citon Papulias, siç raporton grekja To Ethnos.


Turqia dhe Greqia kanë pasur mosmarrveshje për ndarjen e Qipros mes tyre, e cila përbëhet nga banorë grek dhe turq. Dështimi për të normalizuar marrëdhënjet dhe për të arritur një marrëveshje sa i përket Qipros, e cila është pjesë e BE-së, ka bërë që BE të bllokoi Turqinë.

Papulias, i cili dëshiron që Turqia të njohë gjenocidin e popullsisë armene gjatë Perandorisë Otomane, duke folur me Sargsian, tha se Greqia mbështet bisedimet për të zgjidhur çështjen "Qipro".

"Por ne nuk mbështesin çdolloj zgjidhjeje të këtij problemi. Ne duam një zgjidhje që respekton principet e mbretërimit të ligjit dhe të të drejtave të njeriut, që të jenë në të njëjtën linjë me normat e BE-së dhe Këshillit të Kombeve të Bashkuara," tha Papulias.
Previous Post Next Post