Gjykata e Vlorës dënoi me burg dy ish-drejtues të lartë të ALUIZNI-t Vlorë, si dhe me heqjen e të drejtës për të ushtruar funksione publike për 3 vjet, pasi kane legalizuar prona me dokumente false. Dy-ish zyrtaret jane te paret qe denohen nga procesi gjyqesor ku eshte i pandehur edhe kryetari i Bashkise se Vlores, Shpetim Gjika.
Pas një hetimi të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, gjykata shpalli fajtor ish-drejtorin e ALUZINI-t Vlorë, Roland Tafilaj duke i dhënë dënimin 1 vit e 6 muaj heqje lirie, dhe me 1 vit burgim ish-përgjegjësin e Sektorit të Urbanizimit të këtij institucioni, Besnik Zërra, të dy të akuzuar për “shpërdorim detyre”.